1 dhjetori, dita kur klani i Edvinit duhet t’i nënshtrohet testit të SIDA-s
Në ditën ndërkombëtare të luftës kundër SIDA-s, opozita e Ramës ka një rast të tregojë se nuk është e vërtetë se vepron kundër moralit të shqiptarëve. Edvini ka refuzuar vazhdimisht të kryejë testin e AIDS-it si dhe atë të dopingut, prandaj në ditën kur OKB ka shpallur nismën “SIDA, forca e saj mbaron aty ku fillon e jotja. Bëje testin!”, ai mund të ofrohet vullnetarisht tek grupet e mjekëve që sot mund të jenë edhe në Pezë, për të provuar se ai nuk mbështet zhdoganimin e shijeve seksuale si dhe liberalizimin e drogave të forta me shiringa
Sot është një ditë e rëndësishme për të majtën shqiptare të Edi Ramës. 1 dhjetori është dita e sensibilizmit mbarëbotëror për domosdoshmërinë e luftës kundër SIDA-s, virusit më të frikshëm të kohëve moderne, virusit që në mënyrë cinike ka zgjedhur si mënyrë kryesore përhapjeje rrugën e mëkatit, rrugët që vijnë nga konsumimi i mëkatit të Gomorrës, rrugën e homoseksualizmit. 1 dhjetori fiton rëndësi sivjet për shqiptarët, jo aq për rritjen e paprecedentë të të prekurve, pasi për fat të mirë, morali i shoqërisë ka qenë një armë e nënvleftësuar, por shumë e vlefshme, që i ka mbrojtur shqiptarët nga infektimi, sesa për aksionin politik të infektimit të moralit, që po udhëheq çdo ditë opozita e Edi Ramës. E përbërë nga burra që kanë inat gratë, gra që janë divorcuar nga burrat, dhe nga burra e grame afinitete që s’përputhen me moralin e shoqërisë shqiptare, opozita e Edi Ramës e ka kthyer në një kauzë përpjekjen për ta revolucionarizuar këtë moral, duke e kthyer, siç citoj vetë Edvinin, në fushatën e tij elektorale, kur po merrte mandatin e parë të kryebashkiakut, në vitin 2000, në një Shqipëri me pluralizëm idesh, por së pari me pluralizëm shijesh. I ardhur nga Franca, me vath në vesh e më një background skandalesh mbi shpinë, Edi Rama qe njeri i fjalës kur ishte puna për të vepruar në kundërshtim me moralin e shqiptarëve dhe dhuna e herëpashershme ndaj partnereve që në fakt rezultonin se s’ishin fort gratë e tij, u shoqërua me vizitat e shpeshta në kullën e Pezës, tek miku i tij i ri, i zoti i shtëpisë së Myslym Pezës, Dashamir Peza. Më tej, u forcuan miqësi të tjera të Edi Ramës, si ajo me Kokëdhimën, sa për të marrë një shembull, i cili vetë në televizion e deklaroi se e kishte Edvinin më shumë se vëlla, por edhe u rinovuan miqësitë e hershme me Spartak Ngjelën apo Ardian Klosin (rastet më spikatëse për publikun).
I gjithë ky aksion që synon të shkallmojë moralin tradicional të shoqërisë, edhe në mos pastë asgjë për t’u kritikuar, e sigurt është se do të dobësojë atë armën e fshehtë që e ka mbajtur Shqipërinë ende në statistika të ulëta të seropozitivëve apo të të sëmurëve me AIDS, pikërisht besnikërinë ndaj këtij morali. Pikërisht në këtë ditë, mësohet se autoritetet shtetërore do organizojnë një ditë ekzaminimesh ekzemplare, vullnetare (e gjithmonë falas) me kategori e grupmosha të rrezikuara dhe mësohet se një tur ekzaminimesh do të kryhet edhe në Pezë, por ende s’është e qartë nëse në banesën e tij gjysëm të përhershme do të jetë edhe Edi Rama. Megjithatë, do të ishte një mesazh pozitiv, nëse ai do t’i përgjigjej apelit ndërkombëtar që ka shpallur OKB-ja për këtë vit: “SIDA, forca e saj mbaron aty ku fillon e jotja. Bëje testin!”.
Në këto kohë të debatit politik, një vëmendje e veçantë u duhet kushtuar edhe rrugëve të tjera të përhapjes së virusit HIV, ku shiringat janë një “autostradë” e frikshme për përhapjen e virusit. Numri i narkomanëve po rritet përditë dhe edhe në këtë këndvështrim, opozita e Edi Ramës ka një rast për të treguar se qendrimet e veta – disa herë edhe publike (kryesisht nëpërmjet Erion Velisë dhe djemkave të tjera që kanë ardhur nga MJAFT-i), për liberalizimin e drogave nuk kanë qenë të vërteta dhe se ata janë seriozë kur është puna për të luftuar infektimin me virusin vdekjeprurës. Por ashtu, si për testin e AIDS-it, edhe për kartelën që konfirmon se subjekti nuk është narkoman, nga radhët e PS-së nuk ka pasur vullnetarë për të kryer testin e për të dhënë shembullin pozitiv.
1 dhjetori është një rast për Edi Ramën që të tregojë se ka mundësi të sillet në mënyrë konstruktive, të paktën për çështje që kanë të bëjnë me shëndetin e qytetarëve dhe jo me politikën e ditës të Partisë Demokratike apo kryeministrit të vendit. Në ditën e luftës kundër SIDA-s, lideri i opozitës ka mundësi të konfirmojë se është konstruktiv kur është puna për të mbrojtur një kauzë, në të cilën është investuar edhe OKB-ja, dhe nëpërmjet paraqitjes vullnetar për testin e AIDS-it dhe atë të narkomanisë, mund t’i japë opozitës karakterin që i është cënuar fort këto kohë, veçanërisht pas fjalimit në parlament të kryeministrit Sali Berisha, karakterin e një forcë kombëtare, e cila mbështetet në traditat e shoqërisë dhe që bashkëpunon për të përshpejtuar integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.