E Diel, 1 Nëntor 2026

Del lumi nga shtrati, përmbytje në Fier e Kavajë

TIRANE-Moti i keq me shtrëngata shiu dhe erëra të forta ka shkaktuar probleme të mëdha në qytetin e Fierit dhe zonat rreth tij. Shirat e shumtë të rënë gjatë natës dhe orët e para të mëngjesit të sotëm kanë shkaktuar përmbytje të radhës në tregun industrial në Fier. Ky fenomen përsëritet sa herë që bien reshje, por sot ka ndihmuar dalja e lumit Gjanisë nga shtrati duke krijuar një situatë problematike. TVNews24 mëson se dhjetëra shtëpi dhe lokale janë përmbytur nga ujërat e lumit kurse dëme të mëdha kane pesuar dhe tregtaret e qytetit. Ndërkohë që niveli i ujit ka arritur ne disa centimetra duke vështiresuar nderhyrjen ne zonen e permbytur.
Dalja e sotme e lumit Gjanicë nga shtrati ka bllokuar dhe hyrjen e autostrades Fier-lushnje. Qarkullimi eshte i pamundur ne gjatesine prej rreth 50 metrash dhe mjetet jane detyruar te udhetojne nga rruga e vjeter Fier-Kolonje. Prej kohesh dalja nga shtrati e lumit Gjanica është kthyer në problem per shkak te mospastrimit te inerteve. TVNeës24 mëson se prej 15 vjetësh nuk eshte nderhyre per largimin e inerteve pergjate shtratit te lumit Gjanica, duke bere qe permbytjet te jene te shpeshta vecanerisht ne sezonin e reshjeve.

Përmbytje në Kavajë
Permbytje jane regjistruar ne dy fshatra ne komune Synej ne Kavaje, perkatesisht ne fshatin Bago dhe Karpen. Dalja nga shtrati e përroit ka bere qe te permbyten dhjetra hektare toke, ndersa uji ka mbuluar dhe uren ne fshatin Bago. Mësohet se niveli i ujit ka arritur ne rreth 25 centimetra, por fatmiresisht deri tani nuk ka hyre ne brendesi të banesave.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›