Debate PD-PS në Komisionin e Ligjeve për 3 ligjet me 3/5
TIRANE- Nis në Komisionin e Ligjeve shqyrtimi i drafteve që kërkon shumicë të cilësuar votash. Kjo do jetë dhe prova e parë e funksionimit të marrëveshjes së arritur një ditë më parë mes PD-së dhe PS-së.
Mazhoranca në këtë komision nuk ka pranuar një propozim të PS, sipas të cilës shqyrtimi i ligjeve që kërkojnë 3/5 e votave në parlament të kalojnë sipas një procedure të vetme. Njëri prej tyre ishte edhe pr/ligji për kodin rrugor.
Propozimi ka ardhur nga deputeti socialist Fatmir Xhafa, i cili kërkoi që për këto pr/ligje të ketë një relator nga të dyja palët. Por për kreun e komisionit të ligjeve Ilir Rusmajli, kërkesa për relator nuk është proceduriale .“Të caktohet një relator seance por jo relator për projektin”,- është shprehur Rusmajli, duke kërkuar më mirë shtyrjen për shqyrtimin e draftit se sa ndryshimin e procedurave.
Deputetët e PS-së kanë kërkuar gjithashtu që për këtë ligj të pyeten edhe përfaqësues të grupeve të interesit.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)