Molliqaj: Kurtit nuk iu refuzua viza

Ai në një prononcim për Kosovapress nëpërmjet telefonit ka thënë se Kurti ka qenë i ftuar të marrë pjesë në një konferencë të organizuar nga një institut në SHBA, ku panelist ka qenë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell.
Por sipas tij këtu nuk ka të bëjë me refuzim të vizës, por pjesëmarrja e Kurtit me datën 22 nëntor ka qenë e pamundur për shkak të procedurave që ka ambasada.
“Albin Kurti ka qenë i ftuar prej një instituti në SHBA për një konferencë ku i ftuar ka qenë edhe ambasadori Dell, ku ka pas me u diskutuar zhvillimet politike në Ballkan dhe gjithashtu edhe Kosova. Ne kemi aplikuar në ambasadën në Shkup me datën 20 nëntor dhe kemi marr një përgjigje me e-mail ku na është thënë se për datën 22 nëntor nuk është e mundshme marrja e vizës, por do të shkoj sipas procedurës kjo çështje. Do të thotë nuk ka refuzim të vizës, por shtyrje të afatit kohor për të marr vizën”, ka thënë Molliqaj.
Ai ka bërë të ditur se kur të kthehet përgjigjja zyrtare, do të njoftohen mediat, qoftë ajo pozitive apo negative.