E Shtunë, 31 Tetor 2026

Momente me "Marta Capponi Quartet"

Këngëtarja italiane e muzikës jazz koncert në Tiranë


Marta Capponi këngëtare e muzikës jazz, pop dhe rrok që vjen nga Italia, është nga dje edhe sot në Tiranë. Bashkë me bandën e saj të quajtur "Marta Capponi Quartet", e përbërë nga Capponi vetë (vokal), Domenico Sanna (piano), Giuseppe Talone (bass)
dhe Emiliano Caroselli (bateri) prapë në orën 22:30 në REI jo vetëm Jazz Club, prezantohet për herë të parë me një rreth të vogël të publikut të jazzit në Shqipëri. Kjo është forma e koncerteve që Capponi ndjek edhe në vendin e saj, koncerte në "skena" club-esh, përveç festivaleve të jazz-it.
Marta Capponi Quartet ofron edhe krijime origjinale dhe arranxhime interesante edhe në interpretimin e repertorit standard të jazzit, popit dhe rrokut. Traditën e jazzit ajo e përcjellë me një zë të freskët, origjinal dhe energjik, si për shembull zërat e mëdhenj të së shkuarës, Ella Fitzgerald, Sarah Vaughan, Anita O'Day, të cilat kanë interpretuar kompozime të autorëve të shquar Cole Porter, George Gershëin apo Duke Ellington.
Marta Capponi është këngëtare e re por ka realizuar bashkëpunime të panumërta me muzikantë italianë dhe botërorë. Ka studiuar me Shaënn Monteiro, Maria Pia De Vito, Elisabetta Antonini etj. Ka në qarkullim CD "In the moment".

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›