E Shtunë, 31 Tetor 2026

Momente tmerri për Putinçianin

Dinamo

Përpara ndeshjes me Skënderbeun, të gjithë në ambientet e klubit blu kanë kaluar momente ankthi. Duke ngrënë mëngjes, mbrojtësi serb i Dinamos, Putinçiani ka rënë nga tavolina dhe është përplasur në tokë. Stafi mjekësor i erdhi menjëherë në ndihmë lojtarit, të cilin e shoqëruan me urgjencë në spital për kontrollet fillestare. Lajmet e marra nuk ishin shumë pozitive: fotografia e grafisë ka treguar një njollë në kokën e Putinçianit. Sipas burimeve pranë dinamovitëve, mund të kemi të bëjmë me një formë epilepsie, por nuk përjashtohet një diagnozë edhe më serioze. Gjithsesi, sot lojtari do të udhëtojë drejt Serbisë për evidentime të mëtejshme, ndërsa rezonanca magnetike në vendin e tij pritet të japë një përgjigje më të saktë.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›