Bunjaku, “treshi” i Nuremebergut

(ALBANIA SPORT) - 3-1, 3 gola, i 3-ti në listën e golashënuesve të Bundesligës. Për Albert Bunjakun 3-shi numri është nunri i fatit. Albert Bunjaku realizoi një tripletë fantastike në fitoren 3-1 të Nurembergut të tij në transfertën me Hanoverin e Altin Lalës. Shqiptari nga Maqedonia shënoi në minutat 30, 64 dhe 69, duke u ngjitur kështu në kuotën e 9 golave në Bundesligën e Parë gjermane, më shuëm se gjysmën e golave të realizuar nga Nurembergu. Albert Bunjaku u votua si lojtari i ndeshjes. Bajerni i Munihut fitoi 3-0 me Maincin e Jahmir Hukës, duke u hakmarë për atë humbje 2-1 të fazës së parë. Fitorja e shtatë rresht e rekordemenëve gjermanë, të cilët morrën përkohësisht kryesimin, pasi Leverkuzen luan të dielën në shtëpi kundër Frajburgut.
Burimi: Albania-sport.comE Diele, 31 Janar 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili