Janinë, sekuestrohen 112 kg marijuanë Lazarati

Foto Ilustruese
Një mjet i ngarkua me marijuanë që vinte nga Lazarati është gjetur i braktisur në 5 km thellësi të territorit grek në orët e para të mëngjesit të së enjtes. 112 kg ka qenë sasia e marijuanës e gjendur në bordin e mjetit. Mjeti i cili ishte pa targa model Nissan, kishte kapërcyer kufirin shqiptar pa hasur në ndonjë pengesë . Dy shqiptarë mendohet se kanë qenë administratorët e marijuanës e cila ishte paketuar në 100 pako gjithsej, me një model krejt ndryshe falë teknikës së re të amballazhit që ka hyrë në përdorim së fundi në Lazarat. Amballazhi i sofistikuar, përvecse nuk lejon ajrimin e marijuanës, mundëson vec të tjerash, eleminimin e qasjes së qenit nuhatës së drogës.
Për shkaqe ende të paqarta, automjeti i ngarkuar me marijuanë të presuar, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë elektrike. Disa dëshmitarë të rastit banorë të fshatit Kefalovrisa, pasi kanë ndjerë përplasjen që është shoqëruar me zhurmë, kanë shprehur kurreshtjen për të parë nëse kishte shkaktuar dëme në njerëz. Përplasja gjakosi dy shqiptarët që ndodheshin në bord ku ashtu me plagë janë larguar.
Policia është njoftuar nga fshatarët dhe ka mbërritur menjëherë ku ka sekuestruar të 100 pakot me marijuanë me peshë totale 112 kg. Ndërkaq, policët grekë, u vunë në ndjekje të trafikantëve të drogës.
Vetëm në muajin maj, në Janinë policia greke ka sekuestruar afro 600 kg marijuanë Lazarati, të ardhur përmes kufirit të gjelbër apo dhe Kakavijes.
Piro Nase