E Diel, 1 Nëntor 2026

Monako skuadra qe i shtohet listes se klubeve miliardere te futbollit

Në harkun e pak ditëve, Monako i ka provuar të gjitha. Prej largimit nga skena si protagoniste në futbollin francez dhe atë europian, për t’u shndërruar në një klub në rënie të lirë, pasi aktualisht renditen të fundit në Ligën 2, tashmë me statusin e një superfuqie të ardhshme.

E gjitha kjo falë ndihmës së Dmitri Ribolovlev, miliarderit rus që ka marrë pjesën më të madhe të aksioneve të klubit. Manjati ndodhet në klasifikimin e “Forbs” mes 100 njerëzve më të pasur në botë. Më saktësisht, Ribolovlev renditet në vendin e 93-të sipas revistës prestigjioze amerikane, ndërsa në krahasim me një vit më parë ai ka humbur 14 pozicione, për shkak të një divorci që i ka kushtuar afro 4 milioardë euro, megjithatë një pjesë të shifrës ai e rikuperoi duke shitur njërën prej kompanive që kishte në zotërim. Pasuria e tij vlerësohet në mbi 7 miliardë euro, duke e përfshirë në rrethin e oligarkëve të mëdhenj rusë.

Miliarderi jeton në Montekarlo dhe duket se kjo ka qenë arsyeja përse ai ka vendosur të kujdeset për skuadrën lokale të futbollit, që në harkun e shtatë vjetëve ka zbritur nga finalja e Champions League deri te frika e rënies në kategorinë e tretë.

Në krye të stolit të Monakosë është Marko Simone, ndërsa vetëm prezenca e Ludovik Zhulisë nuk i ka mjaftuar ekipit. Por, Ribolovlev ka premtuar se plan të rëndësishëm investimesh, ku në harkun e 4 vjetëve klubi do të ketë 100 milionë euro në dispozicion, me shifrën që mund të rritet nëse rezultatet do të jenë menjëherë të rëndësishme. Plani i rindërtimit nis nga emërimi i Juri Zhorkajef në postin e drejtorit sportiv, ndërsa sapo të sigurohet mbijetesa, prej sezonit të ardhshëm nuk do të mungojnë investimet për ringritjen e Monakosë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›