Villa lirohet nga spitali

Sulmuesi i Barcelonës, David Villa është liruar nga spitali pesë ditë pas operacionit në këmbën e thyer që pësoi gjatë këtij muaji në Kampionatin botëror të klubeve.
“Kjo nënkupton se numri shtatë i Barcelonës mund t’i kalojë pushimet e Krishtlindjeve me familjen e tij”, njoftoi gjiganti katalan.
Villa pritet të qëndrojë jashtë fushës për deri në pesë muaj duke vënë në dyshim pjesëmarrjen e tij në Euro 2012. Ai theu këmbën e majtë në duelin e gjysmëfinales kundër Al-Saddit në Botërorin e klubeve në Japoni.