Viti 2011 ka qene viti i Lionel Mesit dhe i Kristiano Ronaldos
Përballjet e Barcelonës dhe Realit të Madridit rezervojnë rivalitetin më të madh futbollistik, por përveç duelit magjepsës të dy superfuqive spanjolle dhe botërore, spikat edhe sfida individuale ndërmjet dy yjeve të kësaj epoke, Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo.
Dy lojtarë të jashtëzakonshëm, por me karakteristika të ndryshme nga njëri-tjetri. Ndërsa ylli argjentinas ngjason me modeli e vjetër të futbollistit të rritur në rrugë, me driblimet dehëse dhe magjitë që realizon me topin, portugezi është lojtari modern i kompletuar: me shpërthime në krah, ritëm në lojë, saktësi në goditje dhe potencë.
Mesi dhe Ronaldo do të jenë përballë në janar, së bashku me Ksavin, për të fituar “Topin e Artë” 2011, pas një viti të shkëlqyer. Në aspektin individual, lojtari i Realit duket në avantazh për 12 muajt e fundit, ku ka realizuar 60 gola në 60 ndeshje. Ai theu rekordin e golave të realizuar në kampionat në harkun e një viti kalendarik, duke e dërguar topin 43 herë në rrjetë dhe kryeson me një gol më shumë se Mesi, që shënoi 42 gola.
Megjithatë, ylli “blaugrana” ruan statusin e lojtarit më të mirë në botë. Përveç spektaklit dhe arritjeve individuale, ai ka triumfuar në lojën kolektive, duke qenë proptagonist absolut në triumfin e Barcelonës në 5 aktivitete: La Liga, Champions League, Superkupën e Spanjës, Superkupën e Europës dhe Botërorin për Klube. Edhe pse ka 12 gola më pak në krahasimin me Kristiano Ronaldon gjatë vitit 2011, “pleshti” ka mesatare më të lartë golash në Kupë dhe Champions League, ku argjentinasi ishte vendimtar në sfidat vendimtare të luajtura në gjysmëfinale dhe finale.
Ai mbetet ylli i orkestrës të dirigjuar nga Ksavi dhe Inesta, që me trajnerin Pep Guardiola ka ngritur 13 trofe. Por, ashtu si trajneri katalan e thotë shpesh, skuadra nuk do ti kishte regjistruar këto suksese pa Mesin. Argjentinasi cilësohet si favorit absolut në garën për “Topin e Artë”, ndërsa dueli me Kristiano Ronaldon do të vazhdojë, për të parë se cili do të jetë më i miri në vitin 2012.