Huntelaar, i lumtur te Schalke

Sulmuesi holandez Klaas-Jan Huntelaarit ka insistuar se është i lumtur te Schalke, pavarësisht interesimit të spekuluar nga Manchester Unitedi.
Huntelaar ka shënuar 15 gola në 16 ndeshje të këtij sezoni në Bundesligë dhe thuhet se është shndërruar në objektiv të gjigantit nga Old Trafford. Por, ai insiston se është i përqendruar vetëm te Schalke.
“Nuk di asgjë rreth interesimit nga Manchester Unitedi. Nuk dua të spekuloj, jam plotësisht i përqendruar te Schalke”, tha Huntelaar për magazinën holandeze, Voetbal International.