Invalidet Ne protesta po sna u njohen librezat
Invalidet kercenojne me protesta ne rast se nuk u njihen kartat e sherbimit falas per kete muaj. Zyrtarisht vendimi i Shoqates se Transportit Publik hyn sot ne fuqi ndersa priten reagime qofte nga qytetaret qe perdorin abonete qofte nga kategorite e tjera qe kane status. Perfaqesuesit e invalideve te punes kane kercenuar me ndermarrjen e protestave deri ne bllokimin e plote te qarkullimit te autobuseve ne rast se bashkia nuk nderhyn ne zgjidhjen e ketij ngerci. Sipas tyre Bashkia e Tiranes po shkel rregulloren e nenshkruar nga te gjitha palet si dhe nuk po respekton statusin e invalidit. Ka nje libreze e cila njihet me ligj ne gjithe boten. Une kam udhetuar ne Angli ne Greqi me kete libreze dhe nuk me ka kerkuar kush leke jo me te udhetoj ne shtetin tim ne Shqiperi. Bashkia duhet te nderhyje qe te zgjidhe kete problem thone perfaqesuesit e invalideve. Por pavaresisht ketyre kercenimeve situata vijon te mbetet pa zgjidhje. Shoqata e Transportit Qytetas ka marre vendimin per te lejuar vetem biletat ne transportin publik deri sa ti plotesohen kerkesat drejtuar bashkise dhe ministrive te linjes. Nga te tria keto institucione dy dite me pare pati reagime. Transportet dhe Financat bene pergjegjese bashkine ndersa kjo e fundit pikerisht keto ministri. Pertej akuzave asnjera nga palet nuk ofroi asnje mundesi per ti dhene fund situates se krijuar ne transportin publik e cila do te rendoje xhepat e rreth 46 per qind te kryeqytetasve.