Pronaret e bregdetit Tokat ne Jug te kthehen ne troje
Kerkesa u paraqit gjate nje mbledhjeje te organizuar nga shoqata Bregdeti e cila u zhvillua mesditen e djeshme ne njeren nga sallat e Muzeut Kombetar me pjesemarrjen e rreth 500 personave anetare te kesaj shoqate ish-pronare dhe anetare te shoqatave te tjera qe mbrojne te drejtat e ish-pronareve te rivieres. Ne fund te takimit pjesemarresit ish-pronare vendosen ti drejtohen qeverise fillimisht per te specifikuar me ane te nje VKM-je se gjithe siperfaqja e bregdetit duhet te konsiderohet truall dhe jo toke are ullishte apo pemetore sic eshte cilesuar deri tani ne baze te ligjit 7501. Sipas tyre kjo per dy arsye kryesore. E para ka te beje me vete perberjen e siperfaqeve ne zonat bregdetare te Jugut ku eshte fakt qe sasia e arave eshte shume e pakte. Ndersa argumenti i dyte per kete eshte fakti qe zones bregdetare te Jugut i eshte dhene statusi i zones me perparesi turizmi. Sipas ish-pronareve dhe organizatoreve te takimit te djeshem pikerisht per kete arsye gjithe siperfaqja bregdetare e Jugut duhet te trajtohet si truall dhe te vihet ne dispozicion vetem te turizmit. Pika e dyte e kerkeses per qeverine ishte korrigjimi i ligjit 7501 ne favor te ish-pronareve persa i perket ndarjes se tokave. Sipas organizatoreve te djeshem ish-anetaret e kooperativave apo fermave bujqesore kane perfituar nga pronat e ish-pronareve dhe tashme kjo gje duhet te korrigjohet. Menyra me e mire e korrigjimit te ligjit sipas ish-pronareve eshte qe anetaret e kooperativave apo fermave te furnizohen me siperfaqe nga ato qe dikur kane qene prona te perbashketa te fshatrave ndersa pronat e ish-pronareve tiu kthehen pasardhesve te tyre. Kjo sipas organizatoreve te mbledhjes se djeshme u hap rruge ish-pronareve qe te jene zote te pronave te tyre dhe te jene pikerisht keta persona qe te negociojne me pas me ndertuesit apo te vendosin vete per te ndertuar ne sherbim te turizmit.
Fatos Mahmutaj