Monedha mund të verbonte Ferdinandin

Ashley Young beson se bashkëlojtari Rio Ferdinand ishte me fat që i shpëtoi lëndimit serioz pasi u godit nga një monedhë e hedhur nga tribunat pas golit të fitores së Manchester Unitedit ndaj rivalit të qytetit City, të dielën.
Ferdinand pësoi qarje mbi syrin e majtë pasi u qëllua me një monedhë derisa po festonte golin e Robin van Persiet në minutat shtesë që përcaktoi fituesin. Manchester City i ka kërkuar falje Feraindndit dhe u zotua se do të ndihmojë policinë në hetime.
Kurse, mesfushori Young tha për MUTV: “Mund të kishte verbuar Ferdinandin. E keni parë qarjen që mori”.