E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli, ne Kuvendin bullgar per NATO-n

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli morri pjese dje ne seancen plenare te Parlamentit Bullgar, ku u ratifikua dhe Protokolli i anetaresimit te Shqiperise e Kroacise ne NATO. Gjate ketij evenimenti, Topalli iu drejtua me nje fjale parlamentareve bullgare, ku i falenderoi per kete dite te vecante. "Ne mundem te ecim perpara, fale mbeshtetjes se popujve miq, ne e mbajtem gjalle endrren evropiane dhe e cuam ate me tej. Ndermorem reforma te guximshme dhe arritem transformime kolosale dhe te gjitha keto ne saje te lider-shipit te forte, angazhimit, vendosmerise, pergjegjshmerise dhe besueshmerise", theksoi Topalli. Sipas kryetares, reformat e vendit tone, jane te pakthyeshme ndaj edhe Shqiperia do t'ia dale mbane per t'u renditur ne krah te vendeve anetare te BE-se. "Integrimi i Shqiperise ne NATO dhe BE mbeshtetet nga te gjitha forcat politike dhe rreth 95% e popullsise, sepse si pjese e tyre, shqiptaret konsiderojne te ardhmen te sigurt dhe te begate", theksoi kryetarja. Topalli tha, se sot Shqiperia luan nje rol te rendesishem moderator ne rajon dhe se gjate ketyre viteve, per te arritur pikerisht ketu ku jemi sot, Shqiperise i eshte dashur te perballet me mjaft sfida. Por ne te gjithe, gjithashtu jemi te ndergjegjshem, se shume sfida te tjera na presin ne te ardhmen. R.R


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›