E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhamia, do te propozohet nje projekt i ri nga myslimanet Luljeta Ndoka



Nje projekt krejt i ri do te hartohet per xhamine e re te Tiranes, ne sheshin e Namazgjase. Lajmi behet i ditur nga Bashkia e Tiranes, e cila publikon edhe vendimin me te fundit te komisionit te xhamise. Keshtu, pasi kane diskutuar nepermjet tyre, komisionet kane vendosur qe truallit te Namazgjase do t'i pershtatej nje projekt i ri, i cili te jete ne harmoni me elementet dhe vendvendosjen e truallit. Por, komisioni i xhamise nuk e ka marre kete vendim duke injoruar projektet e meparshme, te propozuara per xhamine ne kohen kur kryetar bashkie ishte Rama. Duke u munduar qe te tregohen sa me objektive, si dhe te bejne me te mire per myslimanet, Komisioni ka shqyrtuar propozimet e meparshme per menyren e projektimit te xhamise se re. Anetaret e komisionit per Xhamine jane njohur fillimisht me te gjitha projektet e sjella ne konkursin e zhvilluar rreth nje vit me pare. Pasi kane pare propozimet e studiove, "Andreas Perea Ortega", "Architecture Studio", "Search", "Zaha Hadid Architects" dhe "BIG", e cila u shpall edhe fituese vitin e kaluar, por diskutimi dhe mendimet e eksperteve kane vendosur unanimisht se ne Tirane duhet nje projekt i ri per xhamine, qe te pershtatet me truallin e ri ku do te ndertohet, si dhe te reflektoje trashegimine kulturore shqiptare, ne dizajnin e saj. Ne kete mbledhje, Komisioni u njoh edhe me propozimin e Komunitetit Mysliman, per angazhimin e nje studio arkitekturore, per hartimin e projektit. Sipas perfaqesuesve te Komunitetit Mysliman, Kryearkitekti dhe drejtuesi i kesaj studioje, me nje veprimtari 28-vjecare, Muharrem Hilmi Shenalp, ka ardhur ne Shqiperi dhe eshte njohur me truallin e Namazgjase. Kjo studio ka projektuar xhami te ndertuara ne shume vende te botes, si ne Tokio (e cila ne 2002 eshte shpallur nje nder ndertesat me te mira te saj), ne Berlin dhe Keln, Gjermani etj. Komisioni vendosi te miratoje propozimin e Komunitetit Mysliman dhe te ftoje arkitektet e propozuar prej tyre, per t'i intervistuar. Ne kete mbledhje u miratua edhe komisioni i perbere nga 6 anetare, perfaqesues te Komunitetit Mysliman dhe te Bashkise se Tiranes, qe do te pergatise termat e references per intervisten. Sipas burimeve nga KMSH, projekti i ndertimit te kesaj xhamie daton qe me 1993, ku u vendos edhe guri themeltar ne prani edhe te kryetarit te atehershem te Bashkise Tirane dhe pas nje kalvari zvarritjesh dhe burokracish, ka arritur ne zgjidhjen perfundimtare te ketij problemi per mijera besimtare kryeqytetas.

Siperfaqja e sheshit te Namazgjase, ne funksion te xhamise

Truallit te Namazgjase i eshte marre nje siperfaqe e konsiderueshme nga zgjerimi i rrugeve te Unazes dhe asaj "George Bush", e cila mbeti pa u kompensuar nga Bashkia. Ne kompensim te kesaj siperfaqeje Keshilli i Ministrave me dt. 06.04.2011, i ka dhene Komunitetit Mysliman te Shqiperise nje siperfaqe prej 2570.5 metrash katrore, duke e cuar siperfaqen e pergjithshme ne rreth 5.300 metra katrore. Keshtu, sipas ketij vendimi te qeverise, siperfaqja prej 2570.5 m², e ndodhur ne zonen kadastrale 8150, me numer pasurie 1/82, pjese e prones se listuar me nr. 592, me siperfaqe te pergjithshme 6739 m2, ne listen e miratuar me vendimin "Per miratimin e listes se pjesshme te pronave te paluajtshme shteterore, ne Bashkine Tirane, te qarkut te Tiranes", prone shteterore, sipas planit te rilevimit, qe i bashkelidhet ketij vendimi, kalon ne pergjegjesi administrimi te Ministrise se Drejtesise, me qellim ndjekjen e procedurave ligjore qe nevojiten per ndertimin e xhamise "Namazgjaja", per Komunitetin Mysliman Shqiptar.

Komuniteti Mysliman: Jemi te kenaqur nga vendimi

Pas marrjes se ketij vendimi, drejtori i Marredhenieve me Publikun ne Komunitetin Mysliman, Agron Hoxha, eshte shprehur i kenaqur, pasi kjo ka qene nje nga kerkesat qe e ka bere komuniteti Mysliman dhe qe eshte aprovuar. Sa i perket arkitektit Muharrem Hilmi Shenalp, ai shprehet se ky arkitekt ka nje eksperience mjaft te mire ne ndertimin e xhamive, si ne ato moderne, ashtu edhe klasike. "Ai dhe arkitekte te tjere do te ftohen per interviste dhe me pas do te vendoset", - thote Hoxha. Sipas tij, nga ndertimi i xhamise do te marrin fund lutjet ne ambiente te hapura, pra ne bulevard, ne rruge e trotuare, sikunder edhe ka ndodhur per shkak te mungeses se nje xhamie me siperfaqe optimale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›