E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezervat e detyrueshme ne banka, kosto per klientet

"Bankat ne Shqiperi priren te rrisin marzhet e interesit ndaj klienteve, per te kompensuar te ardhurat e munguara nga mbajtja e rezerves se detyruar", thuhet ne nje vezhgim te Bankes se Shqiperise mbi sjelljen e sistemit bankar qe nga viti 2000 e ne vazhdim. Bankat shqiptare nese sigurojne te ardhura me te larta nga komisionet, pas nje tremujori jane te prirura te ulin normat e interesit per kredite, pasi i konsiderojne te dyja burimet e te ardhurave, si zevendesuese te njera-tjetres. Bankat qe operojne ne Shqiperi e shfrytezojne perqendrimin me te larte ne kredidhenie per t'u specializuar ne drejtim te sherbimeve qe ofrojne. Marzhi neto i interesave per bankat qe zhvillojne veprimtarine e tyre ne Shqiperi, ka nje varesi te larte nga luhatjet ne normat baze te interesit per monedhat euro, lek dhe dollar. Sistemi bankar shqiptar eshte karakterizuar vitet e fundit nga nje rritje e shpejte e kreditimit dhe nga nje mase e madhe e kredive, ne valute te huaj (sidomos

ne euro), ndersa nga ana tjeter e bilancit burimet e fondeve (depozitat) jane

kryesisht ne leke. Bankat shqiptare priren te rritin marzhet e ndermjetesimit ndersa perballen me shpenzime me te larta operative. Se fundmi, bankat kane qene shume

agresive ne drejtim te zgjerimit me dege te reja ne gjithe territorin e vendit dhe

kjo ka rritur nivelin e shpenzimeve te veprimtarise duke rezultuar ne rritjen e

marzhit te interesave. Te ardhurat e munguara nga investimi ne aktivitete me fitimprurese te rezervave, i ka detyruar bankat te kalojne nje pjese te ketyre kostove te klientet e tyre.

Gjate 10-vjecarit te fundit, bankat kane shtuar larmishmerine e produkteve te kredise qe ofrojne, por gjithashtu kane shkurtuar edhe kohen e procesimit te kredive, pasoje kjo e konkurrences, eshte gjithmone ne rritje ne tregun e ketyre te fundit. Ne keto kushte, kur konkurrenca behet gjithnje e me e forte dhe kur niveli i kredive me probleme ka qene i ulet (pavaresisht se ky tregues ka ardhur ne rritje), bankat jane ndjere me te sigurta.

Fenomeni

Te ardhurat e munguara nga investimi ne aktivitete me fitimprurese te rezervave, i ka detyruar bankat te kalojne nje pjese te ketyre kostove te klientet e tyre. Marzhi neto i interesave, per bankat qe zhvillojne veprimtarine e tyre ne Shqiperi, ka nje varesi te larte nga luhatjet ne normat baze te interesit, per monedhat euro, lek dhe dollar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›