E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cary Mulligan e preferuara për rolin e Hillary Clinton

Aktorja Carey Mulligan është favoritja për të fituar rolin e portretizimit të ish zonjës së parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, senatoren e Nju Jorkut dhe Sekretaren e Shtetit Hillary Rodham Clinton në filmin biografik.

Scarlett Johansson, Jessica Chastain dhe Emma Stone ishin aktoret e preferuara për këtë rol derisa një burim ka thënë për “The Hollywood Reporter” se ylli i filmit “The Great Gatsby” Mulligan është planifikuar që të marrë rolin në filmin “Rodham”.

Raportohet se 28 vjeçarja është e preferuara e producentëve për rolin që portretizon Clinton në vitet e jetës së saj si fytyrë publike./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›