Becaj me ambasadoren britanike Drejtesia me shume probleme
Kryetarja e Gjykates se Larte Shpresa Becaj gjate nje takimi qe pati me ambasadoren e Britanise se Madhe Fiona Mcllwham u shpreh se jane te shumta veshtiresite qe po kalon drejtesia shqiptare ne kete moment.
Sipas kryetares Becaj keto veshtiresi dhe probleme te shumta mund te kapercehen vetem nepermjet hartimit te strategjive dhe politikave te drejta dhe te qarta.
Vonesat dhe pakenaqesite e publikut mbi proceset gjyqesore sipas Becajt vijne si pasoje e mungeses se gjyqtareve pasi sipas saj shpeshhere trupa gjyqesore ne Gjykaten e Larte vepron pa gjyqtare te mjaftueshem.
Nga ana e saj ambasadorja e Britanise se Madhe Mcllwham tha se vend i saj do te vazhdoje te mbeshtese Shqiperine ne reformat ne drejtesi.
Ne takim merrte pjese dhe nje Gjykates i Larte nga Britania e Madhe i cili eshte dhe drejtues i nje projekti i financuar nga qeveria britanike ne mbeshtetje te Gjykates se Larte