E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërbimi i tifozërisë, Serbi-Maqedoni marrëveshje për kontollin e tifozave

Ministrat e Punëve të Brendshme të Serbisë dhe Maqedonisë, Ivica Daçiç dhe Gordana Jankullovska kanë nënshkruar sot në Nish një protokoll për bashkëpunimin e policive në fushën e sigurisë gjatë kampionatit Evropian të Hendbollit që pritet të mbahet vitin e ardhshëm në Serbi.

Policët e Maqedonisë do të kujdesen për tifozët maqedonas, duke i shoqëruar gjatë lëvizjeve në qytetin jugor të Serbisë, por edhe do të bëjnë dorëzimin e tyre në rast se kryejnë vepra penale.

Dy ministrat komentuan për marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe bashkëpunimin e mirë mes dy ministrive.

Në të kaluarën, një pjesë e tifozëve maqedonas kanë përdorur gjuhë dhe gjeste fyese, sidomos kundër ekipeve shqiptare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›