E Shtunë, 31 Tetor 2026

Monografia e Balliut, “Zonja e Zezë Nexhmije Hoxha” përzgjidhet nga Fondacioni Amerikan për Viktimat e Komunizmit

Me 16 qershor, në një ceremoni zyrtare bëhet hapja e Muzeut të Memories, nga fondacioni që drejtohet prej presidentit Xhorxh.W.Bush, ku monografia e Fahri Balliut për gruan e diktatorit komunist është përzgjedhur në fondin themeltar të tij


Dy ditë më parë, në mjediset e “National Press Club”, mjedisi më i rëndësishëm i botës mediatike të Uashingtonit, në sallën më të madhe të tij, në “Holleman”-in mitik u mbajt prezantimi i parë i librit “Ghoulish Lady” - “Zonja e Zezë Nexhmije Hoxha”, përkthimit në anglisht të monografisë best-seller në gjuhën shqipe të shkrimtarit dhe publicistit Fahri Balliu. Në prezantim merrnin pjesë përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në kryeqytetin e SHBA-së, gazetarë të njohur, përfaqësues nga Radioja Kombëtare e Uashingtonit, drejtues të “Think-tank”-eve më të njohur, drejtues të organizatave të mendimit politik si dhe dashamirës të Shqipërisë e të librit shqip. Gjatë ceremonisë, Eduard Periola, drejtori për Marrëdhëniet me Publikun në Fondacionin Amerikan të Viktimave të Komunizmit, organizatë e krijuar para 3 vjetësh e ku president nderi i tij është presidenti Xhorxh.W.Bush, theksoi kontributin e zotit Balliu për dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare si dhe kurajon e treguar në dëshmimin e rolit të diktaturës - e specifikisht të gruas së diktatorit – në instalimin dhe mbajtjen gjallë të njërit nga regjimet më të egra komuniste të botës. Ai tha se publiku amerikan duhej të ndihej i privilegjuar që një kontribut kaq specifik po vinte në përkthimin anglisht, si një mundësi e re që do t’i ndihmojë amerikanët të kuptojnë edhe më mirë përpjekjet e mëdha që klasa politike në qeverisje po kryen për ta integruar vendin në gjirin e familjes perëndimore, ku shqiptarëve u takon me meritë të jenë. Gjatë ceremonisë së prezantimit të parë të monografisë “Zonja e e zezë Nexhmije Hoxha” në Uashington, drejtori për Marrëdhëniet me Publikun i Fondacionit tha se monografia e zotit Balliu ishte përzgjedhur për t’u bërë pjesë e fondit themeltar të Fondacionit të Viktimave të Komunizmit, paraqitja zyrtare e të cilit do të bëhet në një ceremoni të veçantë 16 qershorin e ardhshëm. Në këtë aktivitet të rëndësishëm, ku ka marrë ftesë zyrtare publicisti Fahri Balliu, pritet të marrin pjesë senatorë dhe eksponentë të politikës amerikane, por edhe përfaqësues nga qeveri të ndryshme të Evropës e të Amerikës. Siç dihet, krijimi i fondacionit ka qenë një nismë personale e presidentit Xhorxh.W.Bush, i cili është president nderi i tij.


Zëri i Amerikës transmeton gjerësisht aktivitetin e prezantimit të monografisë së Balliut në “National Press Club”


Për prezantimin e monografisë së Fahri Balliut në “National Press Club”, një kronikë të veçantë transmetoi dje edhe Zëri i Amerikës, në emisionin “Ditari”, në gjuhën shqipe. Gjatë prezantimit të librit në “Klubin Kombëtar të Shtypit”, autori dhe publicisti Fahri Balliu, e cilësoi bashkëshorten e ish-diktatorit komunist shqiptar Enver Hoxha, jo vetëm si pjesë e makinerisë vrasëse të asaj kohe, por edhe si ideatore të saj, nisi kronika e VOA-s. “Në themel të kësaj beteje gjaku, është zonja Hoxha”, informoi para të pranishmëve publicisti Balliu. Diktatura e ushtruar nga diktatura Hoxha, ishte diktaturë familjare, ku si fasadë përdorej Partia Komuniste. Enver Hoxha ishte një nga diktatorët më të egër të regjimeve komuniste të lindjes. “Ky njeri ka vrarë vëllezër bashkëkombas vetëm shqiptarë”, tha Balliu. “Komunizmi në Shqipëri ishte një nga regjimet më të egra të para ndonjëherë, thotë Eduart Perola, Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun, nga Fondacioni Përkujtimor i Viktimave të Komunizmit. “Qeveria komuniste në Shqipëri ishte një nga regjimet më mizore që kemi parë ndonjëherë. Partia Komuniste ishte e paprecedentë, si nga mizoria, ashtu edhe nga përqindja e viktimave”, tha ai. Zoti Balliu thotë se këto krime duhen bërë të njohura, për të mos harruar të kaluarën dhe për të shmangur në të ardhmen rikthimin e rrezikut të së keqes. Për autorin Fahri Balliu, ishte kjo në radhë të parë, ajo që e nxiti atë të shkruante librin dhe se libra të tillë si ky, duhen shkruar, lexuar edhe hapur, për t’u kujtuar njerëzve historinë dhe fatin e keq të historisë së viktimave të njerëzve. Xhon Kornaki është profesor në Universitetin “George Ëashington”. Ai tha se “ne harrojmë se sa mizore, sa tirane, është fytyra e vëertetë e komunizmit, ne e harrojmë këtë”. Z.Balliu tha se edhe pas ribotimit të librit të tij, për Nexhije Hoxhën, në gjuhë të huaja, reagimet në Shqipëria kanë qenë të shumta. “Të natyrave shumë të ndryshme. Ka pasur sulme të drejtpërdrejta të saj, në të cilat më ka përfshirë mua, por edhe shkrimtarin Kadare. Por sigurisht kemi ditur t’i përgjigjemi me gjuhën e së vërtetës”, u shpreh z.Balliu. Libri i Fahri Balliut “Zonja e zezë Nexhmije Hoxha”, është zgjedhur nga Fondacioni Përkujtimor i viktimave të komunizmit, si libër që do të përfshihet në Muzeun Botëror të librave, për viktimat e komunizmit, e cila hapet më 16 qershor dhe ku do të marrë pjesë edhe vetë autori.


Balliu: Pas sulmeve të fundit mediatike, fshihet Zonja e Zezë, Nexhmije Hoxha


Përsa u përket të dhënave të botuara në shtypin shqiptar, për përfshirjen e vajzës së tij si aksionere në një nga firmat e Mihal Delijorgjit, i pandehur në çështjen e Gërdecit, zoti Balliu shpjegon se akuzat nuk kanë asnjë bazë ligjore. “Një nga familjarët e mi ka firmosur një ndër 5 aksionerët e një firme për gërmime dherash, ka firmosur për 20 %, por që nga momenti i firmosje nuk ka asnjë veprim financiar, nuk ka asnjë lidhje me këtë kompani”, theksoi Balliu. Publicisti Balliu mendon se zonja Hoxha, qëndron edhe pas këtyre sulmeve. Sigurisht kjo ka qenë një nga sulmet që plotësoi onturazhin e të gjitha goditjeve që donte të jepte kjo zonjë dhe natyrisht sulmi u organizua në kuadër edhe të fushatës që po afrohet, sepse unë duke qenë pronari dhe drejtuesi i gazetës “55”, gazetë e njohur për qëndrimet antikomuniste dhe për lidhjet e së majtës për komunizmin, përbën një shënjestër politike, u shpreh z.Balliu.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›