E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri grek Kosta Karamanlis mbërrin sot për vizitë në Tiranë, konfirmon nivelin e lartë të marrëdhënieve mes dy vendeve

Takime me krerët më të lartë të shtetit, nënshkruhen edhe disa marrëveshje

TIRANE – Sot mbërrin në Tiranë për një vizitë dyditore, Kryeministri i Greqisë, Kosta Karamanlis.
Sipas axhendës, mësohet se ai mbërrin rreth mesditës dhe do të pritet nëpërmjet një ceremonie zyrtare, nga Kryeministri Sali Berisha. Pas një takimi mes dy homologëve do të vazhdojnë bisedimet zyrtare mes dy delegacioneve, në përfundim të të cilave do të ketë edhe nënshkrime marrëveshjes.
Dy kryeministrat Karamanlis dhe Berisha, së bashku do të japin deklarata për përfaqësusit e medias vendase dhe asaj ndërkombëtare.
Për nder të homologut grek dhe delegacionit që ai shoqëron, Kryeministri Sali Berisha do të shtrojë një drekë zyrtare.
Axhendën e Kryeministrit Kosta Karamanlis do e pasojë takim me Presidentin e Republikës Bamir Topi, Kryetarin e Bashkisë Edi Ram, si dhe me Kryetaren e Parlamentit Jozefina Topalli.
Kryeministri grek, do të përshëndesë më pas nëpërmjet një fjalimi, deputetët në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë.
Në përfundim të axhendës së ditës së sotme Kryeministri grek Kosta Karamanlis do të ketë edhe një vizitë në Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, ku edhe do të zhvillojë një takim me Fortlumturinë e Tij Anastas, Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›