“Falja e gjakut”, çmim në Nju Jork

Ky festival nuk ka një çmim të dedikuar për skenarin, por juria nderon filmin me “Çmim Special”, me motivacionin “Për rrëfimin e shkëlqyer që e bën këtë eksperiencë specifike kulturore të ndihet thellësisht personale”.
Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Hamptons është krijuar 19 vjet me parë, për të vlerësuar punën e kinemasë autore. Festivali i prezanton për herë të parë audiencës së brigjeve lindore të Amerikës një spektër unik filmash ndërkombëtarë, që sjellin vizione të reja dhe eksperienca diverse globale. Pikërisht në këtë festival kanë pasur premierën lindore të Amerikës shumë filma fitues të Çmimit Oskar, si “Fjalimi i mbretit” apo “Mjellma e zezë”.
Ky është vlerësimi i radhës për “Faljen e gjakut”, pas çmimit për “Skenarin më të mirë” në Festivalin e Filmit në Çikago dhe “Ariun e argjendtë” në Berlinale.
/Start/E.B/
2011-10-20 14:46