Monotoni në Manchester

Carlos Tevez ka bërë të ditur se është i lirë të largohet nga Manchester City dhe se nuk do të kthehet më kurrë në klub. Tevez, kontrata e së cilit skadon më 2014, nuk tha se është i sigurt largimi i tij nga Eastlands gjatë verës por bëri të qartë pakënaqësinë e tij në Manchester pavarësisht se kaloi katër vite të karrierës së tij në United dhe City.
Ai po ashtu theksoi se nuk i beson disa anëtarëve në bordin e klubit. Sulmuesi deri më tani ka kaluar pesë vite në Angli por ende e ka të vështirë të mëson gjuhën, dhe e pranoi se kjo i paraqet problem.
“Nuk kam çka të bëjë në Manchester. Problemi është se ende e flas shuam dobët anglishten. Pasi të përfundoj kontratën nuk do të kthehem më kurrë në Manchester, as për pushime”, tha Tevez gjatë një interviste për News of the World.
“Pronari i City-t, Sheikh Mansour ka bërë shumë sakrifica për të më mbajtur dhe nëse mbetem në Manchester City do të jetë për të. Ai më transferoi, ai dëshiron të më mban por në të njëjtën kohë më ka thënë se mund të bëjë çka do që kam nevojë për të qenë i lumtur. Ai më ka thënë ‘nëse dëshiron të largohesh, mund të largohesh’. Nuk ka afat të caktuar, varet nga unë”, shtoi Tevez.
Ai konfirmoi se klubi i ka bërë ofertë të re për vazhdimin e kontratës, por ende është në dyshim nëse do ta paranojë atë.
“Kam opsione por nëse nuk luaj për Real Madridin, Barcelonën, Interin ose Milanin nuk do të jetë një hapësirë e madhe në jetën time. Por, nuk pendohem për kërkesën për largim. Ishte një situatë që e kishin krijuar disa njerëz në bord. Ata më premtuan diçka për gjashtë muaj dhe nuk e realizuan. Andaj, pas gjashtë muajve të premtimeve dhe mosrealizimit të tyre, pse duhet të ju besoj atyre tani? Nuk ju besoj. Kurrë më nuk do të bisedoj me ata njerëz. Marrëveshje drejtpërdrejtë me Sheikh Mansour, askënd tjetër”, u shpreh ai.
Tevez po ashtu tregoi për vështirësitë e tij duke jetuar larg gruas dhe dy vajzave të tij.
“Asnjë shumë e parave, asnjë veturë dhe stil i jetës nuk mund të kompensohet me momentin kur i lë vajzat e mija në aeroport. A mendoni se paratë zgjidhin gjithçka? Nuk zgjidhin asgjë. Njerëzit mendojnë se unë duhet të jem i lumtur sepse i kam të gjitha por nuk mund të blej kohën me vajzat dhe familjen time”, përfundoi Tevez.