E Diel, 1 Nëntor 2026

Monroe, xheloze ndaj rivales Taylor. Foto nudo për të eklipsuar famën e saj

Ajo ishte një yll dhe një nga gratë më të famshme në botë, por dikush e shqetësonte.

Në vitin 1960 Marilyn Monroe ishte thellësisht xheloze ndaj Elizabeth Taylor dhe pozoi nudo në një përpjekje të saj për të rritur popullaritetin ndaj koleges. Aktorja shpresonte të gjeneronte më shumë publicitet se sa lidhja publike e rivales së saj me Richard Burton.

Marylin Monroe

Në biografinë  Marylin and Me fotografi Larry Schiller tregon se kur ata janë takuar, Monroe kishte bërë gati një plan  ku do të detyronte gjigantin hollivudian, Fox Studios, që ta merrnin atë më seriozisht në mënyrë që të fillonin ta paguanin më shumë se sa Elizabeth Taylor.

Në kohën kur Taylor fitonte 1 milionë dollarë për filma si Kleopatra, Monroe merrte vetëm 100 mijë dollarë për filmin Somethings Got to Give, i cili nuk pati sukses.

Në këtë kohë Monroe u paraqit në një set fotografish në një pishinë, nga ku dilte lakuriq.

Elizabeth Taylor rreth vitit 1953

Monroe mësohet ti ketë thënë fotografit Schiller, se nëse ajo do të dilte nga pishina lakuriq, dhe kur fotot do të shpërndaheshin nëpër kopertinat e revistave, Elizabeth Taylor nuk do të ishte më kudo në qendër të vëmendjes.

“Askush nuk mund të duket si unë pa rroba. ‘- i ka thënë Monroe fotografit Schiller, në momentin kur Hugh Hefner kishte pranuar ta paguante aktoren, 25 mijë dollarë për një foto nudo.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›