E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti i ri, Doda: Një drejtues i lartë i PD-së

Mesila Doda

Deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda tha sot se maxhoranca nuk ka ndryshuar qëndrim, kandidati për  president do të jetë një nga drejtuesit e lartë të PD-së.

Duke folur në emisionin 5 pyetje nga Babaramo në News 24, Doda tha se është e sanksionuar në Kushtetutë sesi do të zgjidhet Presidenti, duke shtuar se, qëllimi për të cilin u bënë ndryshimet në Kushtetutë ishte për ta drejtuar pushtetin drejt maxhorancës që ka votat.

Ajo tha se emri do të dalë shpejt, pasi 20 maji është edhe afti i fundit. Fillimisht tha ajo, do të ketë një diskutim në strukturat e Partisë Demokratike dhe më pas me aleatët, duke mos përjashtuar as opozitën.

Është një proces që do të ketë një konsultim me anëtarë të maxhorancës, edhe opozita mund të marrë pjesë në konsultime.- tha Doda.

Duke iu referuar letrës së dërguar nga kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama për partitë parlamentarë, për të diskutuar për presidentin, Doda u shpreh se opozita po inicion një tryezë ku nuk është vetë vendimtare, gjithsesi, shtoi ajo, mjafton ideja e mirë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›