E Diel, 1 Nëntor 2026

Monstrën e Laprakës se pranojnë as në burg

Gazeta Shqip

Avokatja Pustina: Smë kanë njoftuar ku është. Policia e mohon se e ka në qeli

prenjasi1Monstrën e Laprakës nuk e pranojnë as në burg, pas rasteve të abuzimit seksual me fëmijë të mitur. Burime nga Prokuroria e Tiranës thanë për gazetën Shqip se kanë pasur informacione se ky i pandehur ka pasur probleme në qeli, ndërsa shumicën e kohës është mbajtur në dhomat e izolimit në Policinë e Tiranës. Gjatë kësaj periudhe, pas arrestimit të tij në mesin e muajit mars, ai është mbajtur në dhomat e izolimit në polici, kryesisht në Komisariatin e Policisë Nr.3 dhe në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Ai është pyetur për ditë me radhë, ndërsa oficerët e policisë gjyqësore kanë marrë prej tij të dhëna se ku mund ta kishte hedhur trupin e Julianit. Në një kohë, ai është transferuar në paraburgim, te 313 dhe te 302, por ka pasur probleme, pasi askush nuk ka preferuar të ndajë qelinë me një të akuzuar për pedofili. Madje, informacionet flisnin se të arrestuarit e tjerë mund të ushtronin dhunë ndaj këtij të pandehuri, apo të kryenin edhe veprime të tjera, thanë burimet nga Prokuroria e Tiranës.

Avokatja e Prenjasit, Vjollca Pustina, është kontaktuar nga gazeta Shqip lidhur me këtë informacion, teksa ka deklaruar se nuk ka ndonjë informacion se ku ndodhet klienti i saj. Në bisedë telefonike, ajo shprehet se ka kërkuar informacione në polici, por nuk i kanë dhënë, duke shtuar se tashmë do ti drejtohet edhe Prokurorisë së Tiranës, për të kryer një takim me klientin e saj. Nuk më kanë njoftuar se ku ndodhet aktualisht. Nesër (sot) do të shkoj të marr ndonjë informacion të saktë dhe pasi të kem marrë edhe lejen e prokurorit, do të shkoj ta takoj. Më parë, kam kërkuar informacion në polici se në cilin paraburgim ndodhet, por nuk kam mësuar asnjë gjë, ka pohuar avokatja Pustina.

Megjithatë, gazeta Shqip pyeti edhe Policinë e Tiranës për këtë informacion. Ne kemi vepruar konform rregullave dhe procedurave. I pandehuri është mbajtur disa ditë në Policinë e Tiranës dhe më pas i ka kaluar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, pohojnë burimet nga policia, duke shtuar se hetuesit që merren me këtë çështje e kanë marrë në pyetje edhe ditët e fundit, për të mësuar më shumë mbi fatin e Julian Çelës, pasi kërkimet në vendgrumbullimin e plehrave në Sharrë nuk kanë gjetur asnjë provë për trupin e vogëlushit.

Pas arrestimit, askush nuk dëshiron që të ketë kontakt me Ardian Prenjasin, madje as në burg. Më parë, 45-vjeçari është braktisur nga familja, e cila ishte në dijeni se ai ishte një pedofil. Rastet në Përrenjas dhe Librazhd i bindën familjarët që ta braktisnin, ndërsa tashmë, pas abuzimit me fëmijët, thonë se më mirë le të vritet. Ndërsa, fqinjët e tij në zonën e Laprakës thonë se nuk dëshirojnë që monstra të banojë në këtë zonë. s.ç

Monstrën e Laprakës se pranojnë as në burg burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›