E Diel, 1 Nëntor 2026

Montezemolo: Lamtumirë Kimi, je pjesë e historisë sonë!

“Kimi ka hyrë në historinë tonë, duke fituar titullin kampion që në vitin e parë me Ferrarin dhe gjithashtu ka kontribuar në mënyrë vendimtare në fitimin e dy titujve për konstruktorë në vitin 2007 dhe 2008”. Me këto fjalë presidenti i skuderisë nga Maranelo i ka dhënë lamtumirën pilotit finlandez, i cili në Abu Dabi do të zhvillojë garën e fundit nën drejtimin e Ferrarit.

“Gjithmonë është treguar një djalë i sinqertë, i drejtë dhe ne do ta kujtojmë gjithnjë me kënaqësi – vazhdon më tej numri një i Ferrarit -. Jam i kënaqur të jem së bashku me të dhe me skuadrën në garën e fundit të një viti të vështirë, që, shpresojmë të mbyllet me një rezultat pozitiv”.

Por gara për çmimin e madh të Emirateve të Bashkuara Arabe në Abu Dabi nuk do të jetë e fundit vetëm për Kimi Raikonen, pasi edhe Xhankarlo Fizikela do t’i japë lamtumirën “Kokëkuqes”.  Gjithsesi, ai do të mbetet në Maranelo, në cilësinë e pilotit të tretë. Dhe ai nuk ndien aspak keqardhje.

“Për mua, mundësia për të pilotuar një Ferrari ishte një ëndërr që kur isha i vogël dhe u bë realitet në një moment kur i kisha humbur shpresat. Jam shumë i lumtur për zgjedhjen që kam bërë dhe nuk do të kthehem prapa në kohë, edhe pse në garat e fundit ne Ferrarin kam pasur shumë vështirësi”, shprehet Xhankarlo Fizikela.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›