E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kavajë, 22-vjeçarja e lidhur me zinxhirë prej 16-vitesh

Ngjarja ndodh vetëm pak kilometra nga metropoli shqiptar, pikërisht në Kavajë, ku një 22-vjeçare mbahet e lidhur me zinxhirë për shkak të problemeve të saj mendore që prej 16-vitesh.

Babai i vajzës tha për mediat se e bija ka lindur me probleme mendore dhe si rrugëzgjidhje kanë gjetur lidhjen e saj.

Spiro Tani tha se vajzës i jepet një ndihmë prej 8 mijë lekësh nga shteti dhe se gjatë gjithë kohës e mban me qetësues. Ai shprehet se vajzën e mban të lidhur në shtëpi, duke mos pasur mundësi tjetër.

Vetëm dy ditë më parë, ngjarja u përsërit në Dibër, ku dy motra qëndronin prej 22 vitesh të lidhura me zinxhirë, duke bërë një jetë gati kafshërore.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›