E Diel, 1 Nëntor 2026

TROFEU, Leo Mesi, lojtari më i mirë në Evropë

FRANCË- Në ceremoninë e hedhjes së shortit, UEFA ka ndarë edhe çmimet për futbollistët më të mirë në Evropë, një trofe që u krijua për rivalitet me “Topin e Artë të FIFA-s”.

Kështu, Lionel Mesi është shpallur lojtari më i mirë i kontinentit të vjetër, duke u votuar nga një panel prej 53 gazetarësh sportivë nga të gjitha federatat që përbëjnë UEFA-n.

Ai mundi në këtë betejë shokun e tij të skuadrës te Barcelona, Ksavi Hernandez, si edhe futbollistin e Realit të Madridit Kristiano Ronaldo. Ai dhe Ksavi udhëhoqën Barcelonën në fitimin e Champions League sezonin e shkuar, duke mundur në finalen e “Uemblit” në shifrat 3-1 Mançester Junajtid.

Kjo është hera e parë që UEFA jep çmimin për futbollistin më të mirë në Europë, gjë që e fut Mesin në histori.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›