Champions, Milani gjen Barçën, Bajerni në një grup “ferri”
MONAKO- Në Monako është hedhur shorti për fazën në grupe të Champions League, finalja e së cilës këtë sezon do të zhvillohet në stadiumin “Allianz Arena” të Mynihut. Grupi më i vështirë duket pikërisht grupi A, ku bëjnë pjesë Bajerni i Mynihut, Vilareali, Mançester Siti dhe Napoli. Bavarezët shihen si favoritë, megjithatë përballë kanë tre ekipe shumë të fortë. Ndërkohë, shorti ka vendosur në të njëjtin grup Milanin dhe Barcelonën, dy prej klubeve më të mëdha të botës dhe me shumë traditë në Ligën e Kampioneve.
Për fatin e tyre, në grupin H bëjnë pjesë edhe dy skuadra si Bate Borisov e Bjellorusisë dhe Viktoria Plzen e Çekisë, ç’ka do të thotë se shanset për kualifikim të dy gjigandëve të futbollit europian, janë më të mëdha. Një short i lehtë për Interin, që në grupin B do të ketë përballë emra si CSKA Moska, Lila dhe Trabzonspori.
Edhe pse zikaltërit tradicionalisht kanë vuajtur me ekipe të këtyre përmasave, përveç moskovitëve, dy ekipet e tjera nuk kanë shumë eksperiencë në Ligën e Kampioneve. Në grupin C, Mançester Junajtid dhe Benfika duken shumë të favorizuar përballë rivalëve modestë si Bazeli apo Otelul Galati i Rumanisë. Një grup në dukje komod edhe për Realin e Madridit, që do të përballet me “macen e zezë”, Lionin, si edhe me Ajaksin dhe Dinamon e Zagrebit.
Sidoqoftë, për madrilenët duket se nuk do të jetë një problem kualifikimi në grupin D. Ndërkohë, diçka më e vështirë për Çelsin e Vilas Boas, që në grupin E do të ketë përballë emra si Valencia apo Bajer Leverkusen dhe belgët e Genk. Short jo shumë i këndshëm për Arsenalin, që në grupin F do të ketë përballë emra si Olimpiakos, Marsejë dhe Borusia e Dortmundit, skuadra kampione e Gjermanisë. Ndërkohë, grupi G do të ketë përballë tre skuadra shumë të forta dhe pa diferenca të mëdha me njëra-tjetrën. Porto do të ndeshet me Shaktjor Donjeck, Zenit Shën Pjetërburg si edhe me modestët e Apoelit të Nikozias. Ndeshjet e para në grupe të Ligës së Kampioneve do të zhvillohen në datat 13 dhe 14 shtator, ndërsa faza e grupeve do të përfundojë më 6 dhe 7 dhjetor. Finalja e këtij edicioni do të zhvillohet më 19 maj, në Mynih të Gjermanisë.
GRUPI A
Bajern
Vilareal
Man.Siti
Napoli
GRUPI B
Inter
CSKA Moska
Lila
Trabzonspor
GRUPI C
Man.UTD
Benfika
Bazel
Otelul
GRUPI D
Real
Lion
Ajaks
Dinamo Z.
GRUPI E
Çelsi
Valencia
Leverkusen
Genk
GRUPI F
Arsenal
Marsejë
Olimpiakos
Borusia D.
GRUPI G
Porto
Shaktjor
Zenit
Apoel
GRUPI H
Barcelona
Milan
Bate B.
V.Plzen
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)