Montezemolo optimist: 2010, viti ynë
“Po punojmë fort për ta bërë gati makinën e re në fund të janarit. Vijmë nga një kampionat që nuk i kishte rregullat plotësisht të qarta. Tashmë rregullat janë sqaruar dhe ne kemi një dëshirë të madhe për të bërë sa më mirë në këtë sezon”, nënvizoi numri një i skuderisë italiane.
Më tej ai shtoi se avantazhi që ka Ferrari në sezonin e ri është se përgatitjet për makinën e re kanë filluar shumë herët. Gjithashtu, sipas Montezemolos, pilotët e “Kokëkuqes” garantojnë sukses. “Alonso ka qenë dy herë kampion bote, ka cilësi të jashtëzakonshme. Edhe Masa i shkoi titullit shumë pranë vitin e kaluar”, shtoi ai.