E Shtunë, 31 Tetor 2026

ILDKP dhe GJ. Kushtetuese iu shtohet buxheti për 2010

Përfaqësues të këtyre dy institucioneve kërkuan sot në komisionin e Ligjeve rishikim të fondeve në këtë p/buxhet për zërin e investimeve dhe të pagave e sigurimeve shoqërore.

Pretendimet e ngritura nga Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese, Kujtim Osmani dhe nga Kryeinspektori i ILDKP-së, Adriatik Llalla për rritje të shifrave të buxheteve respektive u përkrahën nga deputetët e komisionit. Pas sugjerimit të këtyre të fundit, përfaqësues të ministrisë së Financave të pranishëm në mbledhje, pranuan rishikimin e kërkesave të këtyre dy institucioneve, duke e rritur buxhetin e tyre me nga 1 milion lekë.

Fondi shtesë prej një milion lekë në zërin e investimeve iu akordua Gjykatës Kushtetuese për pasurimin e bibliotekës së institucionit me literaturë në fushën e së drejtës. Ndërsa fondi shtesë i akorduar ILDKP-së u bë për zërin e pagave dhe të sigurimeve shoqërore. Projektbuxheti i vitit 2010 që këtë javë po diskutohet nen për nen në komisionet e përhershme të Kuvendit do të miratohet në seancën parlamentare të radhës më 26 nëntor.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›