Taksa për Durrës-Kukës, Olldashi: 5 euro tarifa minimale

Të gjithë ata qytetarë që do të kalojnë në rrugën Duurës -Kukës do të paguajnë një tarifë prej 5 eurosh. Këtë e ka deklaruar ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, në nënshkrimin e marrëveshjes për njehsimin e lejeve të drejtimit me Kosovën. Sipas kreut të transporteve kjo tarifë është minimale dhe nuk pritet të rëndoj në xhepat e qytetarëve.
Ministri i Transporteve të Kosovës, Fehmi Mujota, pranoi gjithashtu se tarifa e vendosur për Rrugën e Kombit është e përshtatshme.
Homologët Olldashi dhe Mujota nëshkruan edhe marrevshjen e njehsimit te lejeve te drejtimit mes Kosoves dhe Shqiperise. Kjo marrëveshje pritet që ti vijë në ndihmë lëvizjes së qytetarëve mes dy hapësirave shqiptare.