Monti-Sarkozy: Të vendosur për shpëtimin e euros

Në një konferencë të përbashkët nga Parisi, Kryeministri italian Mario Monti dhe Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy shprehën mendimin e tyre për krizën që ka përfshirë vendet e eurozonës.
Në fjalën e tij Monti u shpreh se informoi kreun e shtetit të Francës për masat e marra nga Italia, duke shtuar se ato do vijojnë më tej ndërsa theksoi se më 20 janar do zhvillohet në Romë takimi mes tij, Kancelares Gjermane Angela Merkel dhe Presidentit të Francës Nicolas Sarkozy.
Sarkozy u shpreh se kjo është një fazë delikate për eurozonën dhe se është thelbësore puna e çdo vendi anëtar për nxjerrjen nga kriza.
Ndër të tjera ai u shpreh se pavarësisht krizës, “Ne vazhdojmë të besojmë te Euro dhe Europa”.