E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çeki, azil politik për bashkëshortin e Timoshenkos

Bashkëshorti i ish-kryeministres së burgosur të Ukrainës, Julia Timoshenko, ka fituar azilin politik në Republikën Çeke.

Lajmi është bërë me dije nga zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Çeke, Pavel Novak, i cili ka konfirmuar miratimin e kërkesës së Oleksander Timoshenkos.

Julia Timoshenko, udhëheqëse e Revolucionit Portokalli të Ukrainës më 2004, është dënuar vitin e kaluar me shtatë vjet burg, për shkak të , “shpërdorimeve me detyrën ”.

Opozita ukrainase dhe shtetet e Perëndimit e kanë cilësuar gjykimin të motivuar politikisht.

Vitin e kaluar, Republika Çeke i ka dhënë azil Bohdan Danilishinit, ministër i Ekonomisë në Qeverinë e Timoshenkos. Një hap i tillë kishte shkaktuar mosmarrëveshje mes Ukrainës dhe Çekisë, çfarë kishte çuar në dëbimin e dy diplomatëve çekë nga Kievi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›