Situata ekonomike, PS: Ka rënë fuqia blerëse
Sekretari i sipermarrjes dhe i grupeve të interesit në Partinë Socialiste, Arben Ahmetaj, në një intervistë për PSTV flet për një panoramë tjetër ekonomike, ndryshe nga ajo e thënë publikisht nga kryeministri Berisha.
Duke analizuar ekonominë e viteve të lënë pas dhe për sfidat e 2012-tës, Ahmetaj thotë se situata ekonomike është përkeqësuar ndjeshëm me pasojë rënie me 30% të fuqisë blerëse, rritje të çmimit të produkteve bazë dhe rritja e çmimit të ilaçeve.
Ahmetaj e ka quajtur "përqëndrim pushteti" varësinë e INSTAT nga qeveria. Qëndrimi i opozitës në këtë rast është që Instituti i Statistikave të ishte në varësinë e Parlamentit dhe jo në varësinë e Qeverisë.
Shitja e aseteve dhe privatizimi i Hidrocentraleve prej qeverisë nga sekretari socialist Ahmetaj është konsideruar si plaçkitje që bën kryeministri në favor të klientelës së tij.