Montobio: Dialogu politik është jetik për integrimin e vendit Ambasadori i Spanjës, Manuel Montobio

Ambasadori i Spanjës, vendi i të cilit kryeson presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, Manuel Montobio, tha sot se dialogu politik është jetik për integrimin e vendit. “Duhet të fokusohemi në sfidat e integrimit në Bashkimin Evropian, por fillimisht duhen kapërcyer mosmarrëveshjet politike. Kjo është pika e nisjes për Shqipërinë”, u shpreh Montobio gjatë fjalës së mbajtur në takimin me komitetin e Stabilizim Asociimit. Ai vlerësoi se “është e rëndësishme që liderët e politikës shqiptare të bashkëpunojnë në mënyrë që të përshpejtohet integrimi i vendit në BE”.