Milososki në Prishtinë

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Antonio Milososki, do ta vizitojë Kosovën më 15 mars.
Edhe pse ende nuk janë përgatitur agjendat zyrtare të takimeve që ai pritet t’i zhvillojë me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, jozyrtarisht mësohet se kryediplomati maqedonas do të pritet nga presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni.
Vizitën e Milososkit në Prishtinë e konfirmoi të enjten për Express Abdylkader Mehmeti, sekretar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Maqedoni.
“Më 15 mars ministri Jashtëm i Maqedonisë do të qëndrojë në Prishtinë për vizitë zyrtare. Vizita e ministrit është në varg të vizitave që ai po bënë në disa shtete. Kjo dëshmon edhe marrëdhëniet shumë të mira që janë mes Maqedonisë dhe Kosovës”, tha Mehmeti.
Detajet rreth vizitës dhe agjendën e takimeve të Milososkit në Prishtinë, Mehmeti tha se ende nuk janë finalizuar.
“Unë sot do të kem takim me të ngarkuarin e Prishtinës në Shkup, zotëri Skënder Durmishin, me të cilin do të bisedojmë rreth detajeve të vizitës së ministrit Milososki në Prishtinë”, tha ai për gazetën.
Edhe zëdhënësja e MPJ’së të Kosovës, Albana Beqiri, konfirmoi se ministri maqedonas Milososki do të vizitojë Prishtinën.
“Ne kemi marrëdhënie shumë të mira me Maqedoninë dhe një bashkëpunim të ngushtë në sferën e diplomacisë. Shumë shpejt ministri i Jashtëm i Maqedonisë do ta vizitojë Kosovën për të konfirmuar edhe nga ana e tyre bashkëpunimin ndërshtetëror që kemi”.
Vizita e Milososkit në Prishtinë bëhet pak ditë pasi MPJ e Kosovës dërgoi në Shkup të ngarkuarin e përkohshëm me punë, Skënder Durmishin. Ky i fundit, meqë nuk është ambasador shteti, nuk ka dorëzuar fare letrat kredenciale te presidenti i shtetit nikoqir. Për vendosjen e Durmishit si i ngarkuar me punë në Maqedoni, procedurat kanë qenë më ndryshe.
Në këtë rast, për dërgimin e tij në Maqedoni është dashtë që ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni t’i dërgojë një letër homologut të tij Milososki, i cili edhe ka pranuar Durmishin si të ngarkuar të përkohshëm në Shkup.
I ngarkuari i Kosovës në Shkup, Durmishi deri tani është pritur vetëm nga sekretari shtetëror në Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë, Abdylkader Mehmeti.
“Arsyeja pse ministri Milososki nuk ka mundur ta presë Durmishin është se ministri atë ditë ka qenë zyrtarisht në Spanjë dhe në rastet kur ai është jashtë shtetit, zyrtarisht unë e ushtroj postin e ministrit, kështu që këtu nuk ka asgjë për t’u keqkuptuar”, tha Mehmeti.