E Diel, 1 Nëntor 2026

Bregu: Qeveria shqiptare është e gatshme për gjetjen e një konsensusi politik Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu

Gjatë fjalës së mbajtur në Komitetin e Stabilizim-Asociimit, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, deklaroi se “Qeveria shqiptare është e gatshme për gjetjen e një konsensusi politik me opozitën në çdo moment”. Sipas saj, “për hetimin e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, qeveria është e gatshme të bëhen, por vetëm brenda kontureve kushtetuese”. “Ju siguroj që mazhoranca është gati të plotësojë të gjitha kërkesat e opozitës, sipas ligjit. Gjithashtu kemi rënë dakord t'i japim asaj shumicën në komisionin hetimor parlamentar. Mazhoranca ka ftuar opozitën të paraqesë propozimet dhe për Kodin Zgjedhor”, sqaroi qëndrimin e mazhorancës, ministrja e Integrimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›