Dy fytyrat e LDK’së

"…Ekonomia e Kosovës është de fakto e kontrolluar nga Qeveria. Qeveria është punëdhënësi më i madh në Kosovë.…"
Presidenti Sejdiu dhe LDK akoma nuk janë në gjendje të marrin vendime, prandaj dështoi nisma jonë për koalicion parazgjedhor. Oferta ishte serioze dhe Letra s’ishte e panegociueshme. Fytyra e LDK’së, e shpaluar gjatë fushatës, doli se nuk paska qenë e vërtetë. Sivjet mund të mbahen zgjedhjet nacionale, vetëm nëse këtë e kërkon PDK dhe LDK. Qeveria Thaçi do të mbahet në mend për përpjekjen e pareshtur të kontrollit. Blerim Shala, Nënkryetar i Parë i AAK’së, flet për Express.
Express: A keni pritur që Presidenti Sejdiu do ta refuzojë ofertën e AAK’së për një koalicion parazgjedhor?
Blerim Shala: Kjo ka qenë një ofertë serioze. Nuk kemi bërë kalkulime të tipit ‘hajt të provojmë, sepse e dimë se ai do ta refuzojë’ ose ‘hajt të provojmë, sepse e dimë se ai do ta pranojë’. Si kemi ardhur deri te kjo ofertë? Njëqind për qind ky është rezultat i 15 nëntorit, i fushatës së LDK’së. LDK, në këtë fushatë, ka pasur qasje ekskluzivisht antiqeveritare, megjithëse është partnere në Qeveri. Ajo çfarë provoi të thotë LDK në këtë fushatë, ishte se ‘ne jemi opozitë dhe që ne nuk rrimë më në Qeveri me PDK’në’. Këtë e kanë thënë njëqind herë. Rezultati i zgjedhjeve për këshilltarë të kuvendeve komunale në nivel të Kosovës është se PDK i ka 31 për qind, LDK mbi 25 për qind dhe AAK 18.4 për qind. Një matematikë e thjeshtë tregon se, së bashku, AAK dhe LDK kanë një shumicë evidente. Në këtë kontekst, logjikshëm ne synonim ta merrnim agjendën politike të këtij viti në duart tona, të ofrojmë një koncept të koalicionit parazgjedhor të paprovuar te ne, dhe t’i fitojmë zgjedhjet, të cilat do të mbaheshin në vitin 2010. Kështu, ne do ta ndalnim trendin e zhvillimeve negative në vend.
Express: Ju shpalosët idenë e kësaj letre, por a mund të na tregoni rrjedhën e ngjarjeve që i paraprinë shkrimit të saj?
Blerim Shala: Ne kemi pasur takime joformale me zyrtarë të LDK’së. Unë kam pasur një takim, për bindjen time, shumë të mirë, me z. Eqrem Kryeziu, para Vitit të Ri. Aty, ne i kemi diskutuar zhvillimet e përgjithshme politike, por edhe përkrahjen e AAK’së për kandidatin e LDK’së për Kryetar të Prizrenit. Thjesht, ajo çfarë është prezantuar në atë letër, për bindjen tonë, ka qenë një konsekuencë e natyrshme e zhvillimeve në periudhën tetor-nëntor të vitit të kaluar, ku nuk duhet harruar edhe ngjarjen e njohur të ZanziBarit. Ne na mori mendja se të gjitha elementet u bënë bashkë dhe që duhet të ofrojmë atë propozim. Letra ka qenë krejtësisht e negociueshme. Nuk është e vërtetë se ne kemi bërë një propozim që nuk është i negociueshëm. Por, u pa se LDK dhe Presidenti Sejdiu akoma nuk janë në gjendje të marrin vendime. Një prej çështjeve që na ka shtyrë ta bëjmë këtë propozim është se LDK, deri në atë periudhë, e ka pasur në tavolinë vetëm një opsion - atë të rikompozimit të Qeverisë. Me ofertën tonë, ata i kanë pasur dy opsione në tavolinë - a të shkojnë në zgjedhje përmes një koalicione me AAK’në, apo t’i kthehen opsionit të rikompozimit të Qeverisë. Ne sot jemi më 11 mars dhe as nuk është bërë e para, e as e dyta. Në politikë, situata të tilla të pezullta janë të padurueshme.
Express: Pse Presidenti nuk e pranoi ofertën tuaj?
Blerim Shala: Si po duket, procesi i vendimmarrjes në LDK është tej mase i ndërlikuar dhe kjo vjen për shkak të dykuptimësisë së posteve që mban Presidenti.
Express: Pse AAK e barasvlerësoi veten me LDK’në në ofertën e saj që u dërgua në Presidencë? Dihet se LDK është parti më e madhe se AAK...
Blerim Shala: Duhet thënë se diferenca mes LDK’së dhe AAK’së, në zgjedhjet e fundit, është zvogëluar shumë. Gjithçka ka qenë e negociueshme. Por, puna ngeci në nivelin bazik - a është Kosova mirë apo keq? Në zgjedhjet e fundit, LDK tha se Kosova është keq dhe kësaj Qeverie i ka ardhur fundi.
Express: Haradinaj ka thënë se tash e tutje do të mbajë qëndrim edhe ndaj LDK’së, në kuptimin se nuk do t’i amnistojë Ministrat e LDK’së. A e dëmton kjo partneritetin tuaj të rëndësishëm me LDK’në?
Blerim Shala: Së pari, duhet thënë se ne nuk kemi bërë pazare, në kuptim se po i kritikojmë vetëm Ministrat e PDK’së e jo ata të LDK’së. Ne kemi menduar se fytyra e vërtetë e LDK’së është ajo e shpaluar gjatë fushatës, pra fytyrë opozitare. Derisa LDK që merr pjesë në Qeveri, është LDK false. Prandaj, konkludimi ynë ishte se duhet të ndërtojmë koalicion me këtë LDK’në e vërtetë. Tash po del se fytyra e LDK’së, e shpaluar gjatë fushatës, nuk paska qenë fytyra e vërtetë.
Express: Gjatë fushatës, AAK ka thënë vazhdimisht se në fund të 2010 Ramush Haradinaj do të jetë në krye të Qeverisë. Por, pas takimit Haradinaj-Sejdiu u kuptua se kjo nuk do të ndodhë...
Blerim Shala: Dinamika e proceseve politike prej tetorit e deri në nëntor 2009 ka qenë se do të ketë zgjedhje të reja dhe që do të mund të formohej koalicioni LDK-AAK. T’ju them krejt hapur, diplomatët perëndimorë, me të cilët kemi kontaktuar në vjeshtë të vitit të kaluar, vazhdimisht kanë pyetur nëse do të ketë zgjedhje pas tre apo pas gjashtë muajsh. Në atë kohë, natyra e konflikteve mes PDK’së dhe LDK’së mori aso trajtash që dukeshin të pariparueshme. Unë as sot nuk e di nëse kjo është e riparueshme.
Express: A ka hequr dorë përfundimisht AAK nga kërkesa për mbajtjen e zgjedhjeve nacionale në vitit 2010?
Blerim Shala: Si AAK, të vetëm, nuk mund ta shtyjmë këtë proces. Ne nuk e kemi atë fuqi momentale politike në Kuvendin e Kosovës, prandaj edhe e kemi kërkuar partneritetin me LDK’në. Pra, çështja e zgjedhjeve është në duar të LDK’së dhe PDK’së. Megjithëkëtë, ne po përgatitemi pasi që jemi të bindur se zhvillimet e ardhshme do ta shtrojnë të domosdoshme çështjen e mbajtjes së zgjedhjeve nacionale.
Express: Partia ORA vendosi të shkrihet në LDK, megjithëse ju i keni bërë ofertë të vazhdueshme që të vijë në AAK. Çka nuk funksionoi që ORA nuk u bashkua me AAK’në?
Blerim Shala: Është e drejtë e ORA’s. Ne kemi biseduar për disa shkaqe me Kryetaren Teuta Sahatqija për krijimin e një tjetër koalicioni parazgjedhor, që nuk ka nënkuptuar vetëm shkrirjen, por hyrjen në një listë të përbashkët. Ne kemi dashur të kemi koalicion me ORA’n për shkak se koalicione lokale me këtë parti kemi pasur edhe në Pejë e Gjakovë. Por, ata vendosën të shkojnë në LDK. Fatkeqësisht, ORA ka pasur rënie të vazhdueshme. Ndoshta kjo është normale. Duket se në skenën politike të vendit do ta përjetojmë atë që po ndodh sot në Kosovë, pra kalimin nga minimarketet e lagjeve në qendra të mëdha tregtare. Koncepti i madhësisë është koncept normal i një shoqërie. Besoj se brenda 2-4 vjetësh, në Kosovë do të ekzistojnë vetëm 3 ose 4 parti politike.
Express: Me shkrirjen e ORA’s në LDK, a i ka humbur AAK shpresat që në një Qeveri të mundshme të saj ta kishte edhe Veton Surroin?
Blerim Shala: Jo, absolutisht. Sepse, Vetoni, për shkak të rrethanave, e braktisi ORA’n dhe nuk ka qenë tash në strukturat udhëheqëse të kësaj partie. Megjithatë, i takon atij që të vendosë nëse do ta pranonte atë ofertë, nëse ne do të gjendeshim në ato rrethana.
Express: Pas një deklarate të Ambasadorit Dell, kemi dy-tri iniciativa për formimin e partive të reja. Si i shihni këto lëvizje?
Blerim Shala: Unë sikur të isha vetëm analist, do ta kisha shumë më lehtë. Si analist, do të thosha se gjasat që të bëjnë diçka subjektet e reja në skenën politike të Kosovës janë zero. Si politikan, nuk kam të drejtë ta them këtë. S’kam çfarë të them tjetër, përveç t’i inkurajoj ata që ta provojnë. Por, duhet thënë se duhet një organizim i jashtëzakonshëm, duhet një shtrirje në tërë Kosovën, të kesh degë të forta, financim të fuqishëm... Po ashtu, u pa se po nuk ke vëzhgues të hairit, i humb zgjedhjet.
Express: Çfarë keni mësuar ju z. Shala me hyrjen tuaj në politikë, e që nuk e keni ditur sa keni qenë gazetar?
Blerim Shala: Mësimi kryesor nuk është mësimi i mirë për shoqërinë kosovare, ndoshta më shumë punë duhet të bëhet për ta mbrojtur votën se sa për ta fituar atë, sepse Kosova akoma është larg organizimit të zgjedhjeve të duhura vetëm bazuar në potencialet që i ka.
Express: Zgjedhjet lokale të sivjetme kanë shembur përfundimisht idenë se në Kosovë organizohen zgjedhje të ndershme. Çfarë ndodhi, cila është analiza juaj?
Blerim Shala: Ka qenë një raport mjaft i mirë i misionit vëzhgues të BE’së për të metat e procesit zgjedhor. Ato të meta kanë karakter të shumëfishtë. Karakteri i parë ka të bëjë me të metat në vetë ligjin. E dini se janë paralajmëruar amandamentimet e këtyre dy ligjeve ku do të sanksionohej shumë qartë, ta zëmë, mënyra e ankimimit dhe konkludimit të procesit të ankimimmit. U pa që është një përzierje mandatesh dhe nuk ka qartësi, e kjo qartësi duhet të vendoset për zgjedhjet e ardhshme. E meta e dytë është e metë ekskluzivisht organizative, ku ne kemi dështuar dhe e kemi ditur që do të dështojmë. Ajo ka të bëjë me pastrimin e listës së votuesve. Dhe e meta e tretë është manipulimet me vota. Mendoj se manipulimi me votë është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë një demokracie.
Express: A i keni ndihmuar ju si AAK kësaj të keqeje, dështimit të procesit zgjedhor?
Blerim Shala: Mund t’ju them me garanci të plotë se asnjëherë në AAK, as në biseda publike as private, nuk është biseduar se si të manipulohet vota, por si të ruhet ajo.
Express: Në zgjedhjet e fundit, AAK është dyfishuar. Cila është strategjia që do të ndiqni ju për zgjedhjet e ardhshme nacionale?
Blerim Shala: Ne do të punojmë në të gjitha drejtimet, prej prurjeve të njerëzve të rinj, njerëzve me përvojë, njerëzve me vlera... Dhe në të njëjtën kohë, brenda disa muajsh, do ta përgatisim programin për qeverisjen e vendit. Ne mendojmë që ditën kur të mbahen zgjedhjet, nëse i fitojmë ato, dhe jam i bindur se kjo do të ndodhë, do t’u ofrojmë të nesërmen qytetarëve, deputetëve, planin për qeverisjen e vendit. Çfarë do të bëjmë në vitin e parë, të dytin, të tretin dhe në gjithë mandatin tonë qeverisës. Nuk hyhet në qeverisje vetëm me premtime parazgjedhore.
Express: Në intervistën e fundit për Express, z. Shala keni deklaruar se AAK synon të bëhet Poli i Dytë. Kjo, me gjithë rritjen tuaj, nuk ka ndodhur...
Blerim Shala: Po mos të hynte LDK në territorin opozitar, ju do ta kishit sot AAK’në në vendin e dytë, në pozicionin e dytë. Thënë me përqindje, me siguri do t’i kishim 22 deri në 24 për qind. Por, LDK hyri në atë territorin opozitar dhe mori fjalorin e AAK’së, në fakt për të gjitha problemet, dhe me siguri ajo ka ndikuar. Ne kur e bëmë këtë ofertën e janarit, synonim që LDK-AAK ta bëjnë thelbin e këtij Poli të Dytë politik dhe që ky pol i dytë të fitojë zgjedhjet. Të shohim. Ndoshta në të ardhmen do të ndodhë koalicioni LDK-AAK. Ne jemi të hapur, nëse LDK e tregon veten, por nëse jo, jemi të sigurt që AAK gjithsesi do të bëhet Pol i Dytë në zgjedhjet e ardhshme dhe që do të bashkojë partitë për ta bërë Qeverinë e ardhshme të Kosovës.
Express: Është hartuar një strategji mes ICO’së dhe Qeverisë, që mendohet se është përpjekja më serioze e Prishtinës për zbatimin e ligjit në Veri të Kosovës. Megjithatë, AAK ka vërejtjet e saj. A mendoni se vërtet ka probleme me këtë Strategji apo po kritikoni sa për të kritikuar?
Blerim Shala: Ne i jemi qasur me një seriozitet të madh kësaj Strategjie. Siç e dini, parimisht e kemi përkrahur që të hartohet një dokument valid për integrimin e Veriut të Kosovës. Vërejtjet tona kanë të bëjnë ekskluzivisht me faktin se ne kemi një dyshim që kjo Strategji mund të zbatohet pa një përkrahje të fuqishme të EULEX’it, KFOR’it dhe të krejt sistemit të sigurisë në Kosovë. Edhe suksesi i një plani matet me zbatueshmërinë e tij, e jo me përmbajtjen e tij që mund të jetë shumë e mirë.
Express: A është mision i mundshëm shtrirja e autoritetit të Prishtinës në Veri?
Blerim Shala: Pa EULEX’in, pa KFOR’in, pa BE”në, nuk shoh që do të zbatohet Strategjia.
Express: A vihet në dyshim vetë misioni i këtyre misioneve të BE’së në Kosovë, nëse ato nuk përpiqen për zbatimin e ligjit në Veri?
Blerim Shala: Pajtohem, vetëm duhet ta lexojmë mandatin e EULEX’it dhe realitetin në Veri. EULEX’i ka mundur të veprojë në Veri edhe pa këtë Strategji. Cili është mandati i EULEX’it? Rendi dhe ligji. Prandaj, është obligim i EULEX’it që të angazhohet që rendi dhe ligji të respektohen në tërë territorin.
Express: Për çka do të mbahet mend Qeveria Thaçi, kur ta përfundojë këtë mandat?
Blerim Shala: Për bindjen time, do të mbahet në mend për përpjekjen e pareshtur që t’i vendosë të gjitha proceset ekonomike, politike dhe shoqërore nën kontrollin e saj, gjë që është në shpërputhje me mandatin e saj kushtetues, me frymën e demokracisë. Ekonomia e Kosovës është de fakto e kontrolluar nga Qeveria. Qeveria është punëdhënësi më i madh në Kosovë. Ka tendencë të monopolizimit të procesit të tenderimit, të keqpërdorimit drastik të parasë së buxhetit, tendencë për të kontrolluar mediat, për të qenë ent social për të punësuar njerëzit në kompani publike, pra të atyre që janë lojalë ndaj PDK’së.
Azganat e partive
Express: Ju theksuat mekanizmin e ruajtjes së votës. Me çfarë burrash ruhet vota në Kosovë, si ruhet ajo?
Blerim Shala: Po vota në Kosovë, fatkeqësisht, është dashur të ruhet në të gjitha mënyrat e mundshme, duke angazhuar edhe njerëz që mund të themi se janë njerëz azganë dhe që nuk lejojnë që ai tjetri t’i manipulojë votat. Nuk është mësim i mirë për demokracinë e Kosovës. Vota duhet të ruhet prej komisionarëve dhe vëzhguesve vendorë e ndërkombëtarë dhe duhet të ruhet, po shpresoj, edhe prej një ndërgjegjësimi të secilit prej nesh, sepse manipulimi i votës është gjëja më e keqe që i bëhet një vendi.