Montobio:Ngërçi politik ka kosto për vendin

Në prag të protestave dhe festimeve të fundjavës të organizuara nga opozita dhe maxhoranca, faktori ndërkombëtar këmbëngul për rifillim të dialogut dhe zgjidhje të situatës politike.
Ambasadori i Spanjës, vend i cili ka presidencën e radhës së BE-së, Montobio ka përsëritur se ngërçi politik ka kosto për vendin dhe aspiratat për integrim. Gjate prezantimit të prioriteteve të tre mujorit të mbetur të Presidencës Spanjolle, Montobio ka deklaruar se partitë duhet të gjejnë një zgjidhje.
Një ditë më parë ishte Këshilli i Evropës i cili kërkoi rifillimin e dialogut politik, i cili duket më i largët se më parë, pasi në 30 prill opozita ka paralajmëruar një protestë të madhe kundër qeverisë.