E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama Ekonomia nuk po rritet

Uashingtoni krijon komisionin për hartimin e masave të kursimeve për tejkalimin e krizës së borxheve. Pas emërimit të anëtarit të 12 deri në nëntor të këtij viti, gjashtë demokratë dhe gjashtë republikanë duhet të përpunojnë dhe paraqesin propozimet e tyre për kursime në buxhetin amerikan.

Nëse Kongresi nuk e miraton deri në fund të vitit një plan kursimesh, atëherë të dhënat e shtetit do të ulen automatikisht në të gjithë sektorët. Demokratët kërkojnë rritjen e tatimeve për njerëzit më të pasur, ndërsa republikanët janë kundër. Ata kërkojnë shkurtime sociale, ndërsa demokratët nuk janë dakord.

Nga ana tjetër Presidenti amerikan pranon se ekonomia nuk po rritet me hapat që pritej. Para  punonjësve të një fabrike në Michigan, Barak Obama, tha se amerikanët duhet t’i bëjnë trysni Kongresit të miratojë projekt- igje që do të krijojnë vende të reja pune.

Ai foli në një fabrikë ku një grant federal me vlerë 3 milionë dollarë pritet të krijojë 150 vende të reja pune duke prodhuar disa bateri për makinat hibride dhe elektrike në Miçigan dhe shtetin fqinj Uiskonsin.

Obama deklaroi  se ekonomia nuk po rritet me shpejtësi të mjaftueshme dhe  se ishte i zhgënjyer me bllokadën e Kongresit që ai tha se kishte minuar besimin e publikut.

Presidenti i bëri thirrje audiencës të kontaktojnë përfaqësuesit e tyre në Kongres dhe t’u kërkojnë atyre të miratojnë ligjin ekzistues mbi taksat, fondet e ndërtimit të rrugëve dhe autorizimin e marrëveshjeve të tregtisë së lirë. Ai tha se ligjet e tilla do të ndihmojnë punësimin e anëtarëve të shërbimit ushtarak të kthyer nga lufta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›