E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria e Kosoves rikthen autoritetin ne Veri

Qeveria e Kosovës pas ndërhyrjes në veri  për të kthyer kontrollin në pikat kufitare 1 dhe 31, ka një tjetër qëllim, rikthimin e plotë të autoritetit dhe sovranitetit. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuci, tha se qeveria e Kosovës është duke punuar për integrimin e pjesës veriore.
 
Hajredin Kuçi, zëvendëskryeministër i Kosovës shprehet: ”Janë tri pika kryesore, e para ka të bëjë me kontrollin e plotë të pikave doganore, çfarë kemi filluar të bëjmë, pjesa e dytë ka të bëjë me forcimin  e zinxhirit komandues në Policinë Kosovës, e treta në rikthimin e funksionimit të gjykatave dhe prokurorive. Këto bëjmë me kohë, me aktivitet të koordinuar dhe gjithmonë të kujdesshëm për sigurinë fizike të gjyqtarëve dhe të prokurorëve tonë”.

Gjatë këtij muaji, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara  do të diskutojë për Kosovën, në veçanti për gjendje në veri, Kuçi tha se qeveria e Kosovës pret mbështetje nga Këshlli i Sigurimi. Sipas tij vendimi i  qeverisë  për të ndërhyrë në veri  ishtë një veprim  i bazuar në parimet e  Drejtës Ndërkombëtare.

Kuçi deklaron: ”Ajo çka mund të themi është që veprimet tona nuk janë të veprime te veçanta, janë në përputhej të plotë më kartën e OKB-së, me vlerat evropiane, me vlerta euroatlantike dhe me vlera që secili shtet i merr brenda territorit të vet. Kështu besoj që do të reflektohet, natyrisht do të reflektohet edhe cenimin që është tentuar apo është  bërë nga Serbia në pjesë të territorit tonë. Mendoj që problemi më shumë është në anën e Serbisë  përballë Kosovës, ndërsa Kosova po ushtron drejtim e vet,  presim që të kemi mbështetje nga Këshilli i Sigurimit për ushtrim  e drejtës sonë për rend dhe ligj."

Sipas zyrtarëve qeveritarë në veri,  kontrabanda është ndalur, që pas  vendimit  të qeverisë së Kosovës  për marrë nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31, si dhe vendimit për vënien e masave të reciprocitetit me Serbinë.

Sala Mustafa

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›