E Shtunë, 31 Tetor 2026

Monumentet Korce restaurimi nis ne mars

Disa prej objekteve monumente kulture pritet t’i nënshtrohen restaurimeve dhe ndërhyrjeve për shkak të dëmtimeve që kanë pësuar me kalimin e viteve, por edhe nga agjentët atmosferikë.

Janë kryesisht kishat që për këtë vit si monumente kulture do të restaurohen në këmbanare dhe çati, por edhe në muret rrethuese.

Sipas drejtorisë së monumenteve të kulturës në Korçë, Artan Buzo projektet janë gati për të paktën 6 objekte të rëndësishme mes të cilave kasha e Shën Mërisë në Voskopojë, kisha e Ristozit në mborje dhe ajo e Shën Kollit në Vithkuq.

Restaurimi pritet të fillojë në muajin mars, me qëllim që gjatë verës të ketë edhe një shtim të numrit të turistëve në këto zona.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›