Monumentet kulturore ne ruajtje
28/12/2008
Rreziku i kalimtarëve nga ndërtimet pa kriter
Shembja e monumenteve nuk “kërcënon” kalimtarët. Por sipas specialistëve monumentet e kulturës kanë nevojë për ndërhyrje
Edi MOLLA
GJIROKASTËR - Disa ditë më parë drejtuesit e lartë të pushtetit vendorë në qytetin e Gjirokastrës tentuan të kopjojnë veprimet e drejtorisë rajonale të kulturës për të shembur plotësisht 12 objekte të vlerësuara si “monument kulture”, me justifikimin se rrezikohet jeta e banorëve.
Ky vendim i ndërmarrë nga KKRT-ja e Gjirokastrës ka revoltuar shumicën e banorëve të këtij qyteti, të cilët e shikojnë këtë gjest si një “kapitullim pa kushte”. Në vazhdën e rrjedhimit të ngjarjeve të ditëve të fundit një shuplakë erdhi nga Tirana, ku ekspertë të Institutit të Monumenteve të Kulturës, pasi vëzhguan nga afër këto objekte, që ishin “dënuar me vdekje” nga njësia vendore, konkluduan se ilaçi më i mirë është ndërhyrja e menjëhershme dhe jo shembja.
Kjo në radhë të parë ka rënë në sy te specialistët e monumenteve, të cilët kanë parë nga afër zhvillimet e fundit në pjesën historike të qytetit dhe në veçanti shkatërrimin që u është bërë disa banesave mbi 200-vjeçare në qytet, të cilat prej kohësh janë lënë në mëshirë të fatit nga pronarët.
Ekspertë të Institutit të Monumenteve të Kulturës pas një inspektimi të detajuar në një sërë objektesh kanë dalë në përfundimin se hartimi i një pakete masash emergjente restauruese në ndërtesat që rrezikojnë do të ishte zgjidhje e qëndrueshme. Me këtë strategji ekspertët kanë dashur t’i japin një leksion administratës së pushtetit vendor, të cilët në vend që të mendojnë gjatë për të gjetur rrugë të tjera shpëtimi, gjejnë rrugën e shkurtër duke nxjerrë brenda një dite 12 urdhra për shembjen e shtëpive karakteristike.
Për autorin e dosjes së pranimit të Gjirokastrës në listën e trashëgimisë ndërkombëtare në UNESCO-s Emin Riza ndërhyrjet në mjaft objekte të cilësuara “monument kulture” do të ishin mjaft emergjente, pasi nuk janë të pashërueshme. “Po i shikojmë monumentet për të cilat pretendohet se ka rrezik shembjeje njëra pas tjetrës dhe në ditët e ardhshme do të paraqesim raportin tonë teknik”, - shprehet zoti Riza, duke nënvizuar se drejtoria rajonale e kulturës për qarkun e Gjirokastrës ka hartuar që para dy vjetësh një plan 5-vjeçar, në të cilin renditen përparësitë në lidhje me ndërhyrjet eventuale restauruese në monumentet, sipas gjendjes së tyre të rrezikshmërisë dhe sipas lagjeve.
“Ka banesa të tilla që për shkak të degradimit mund t’u ndryshojë kategoria, por duke qenë pjesë e qendrës historike ato duhen rindërtuar pjesërisht, si një rast madhor, sepse përndryshe cenojnë njësinë e ansambleve historike”, - ka thënë zoti Riza, i cili ka shtuar se fatmirësisht nuk ka asnjë banesë të shembur deri në themel. Ai ka theksuar se beson që me një kthesë të vërtetë që ka ndodhur veçanërisht në këta dy vjetët e fundit për sensibilizimin e vlerave të qytetit të Gjirokastrës dhe ndërhyrjet restauruese, do të gjenden mundësitë për një ndërhyrje emergjente për të larguar rrezikshmërinë e shembjes, për konsolidimin e gjendjes, restaurimin apo shkatërrimin e pjesshëm, natyrisht si premisë për rindërtimin siç ka qenë.
Në qytetin e Gjirokastrës ekzistojnë 24 banesa që etiketohen “monument kulture”, tri prej të cilave të kategorisë së parë, që kanë nevojë për ndërhyrje, në mënyrë që të mos cenohet njësia e ansamblit të qendrës historike të Gjirokastrës.
Me këto rekomandime të vyera zona muzeale e qytetit ka mundësi t’i mbijetojë shkatërrimit, pasi qyteti i Gjirokastrës nuk dëmtohet nga kalimtarët, por nga “nxitimi” për të hequr qafe vlerat historike.
Tragjedia e 9 nëntorit të këtij viti, ku humbën jetën “aksidentalisht” tre shtetas të pafajshëm për shkak të shembjes së pallatit pesëkatësh në lagjen “11 Janari”, tregoi më së miri se rreziku i kalimtarëve nuk vjen nga frika e shembjes së objekteve monumentale, por nga ndërtimet pa kriter.
Komuna e Antigonesë, në mbrojtje
10 objekte monumentale dhe historike
Edi MOLLA
Komuna e Antigonesë shpalli mbrojtjen e saj për 10 monumente të natyrës dhe kulturës, duke sjellë një risi në hartimin e strategjisë që i vë këto vlera në funksion të zhvillimit të turizmit. Kryetari i komunës së Antigonesë, Ylli Muho, pohoi se administrata e kësaj komune pas një studimi dyvjeçar dhe në bashkëpunim me zyrën e administrimit dhe koordinimit të Parkut Kombëtar të Antigonesë, kanë hartuar listën me dhjetë monumente, të cilat qysh në fillim të këtij muaji janë marrë në mbrojtje nga njësia vendore. “Për secilin monument është përgatitur një skedë që përmban historinë dhe vlerat e tij”, - tha Muho, duke shtuar se vitin e ardhshëm komuna do të përfshijë në strukturën e saj edhe një kujdestar për monumentet.
“Tri monumente të tjera që ndodhen në komunën e Antigonesë: Parku Arkeologjik, manastiri i Spilesë dhe kisha e Shënkollit, mbrohen nga shteti dhe kanë statusin e monumentit të kulturës. Ndërsa monumentet e marra në mbrojtje nga komuna janë kroje, burime, kisha dhe banesa me vlera historike dhe arkitekturore”, - deklaron kryetari i komunës së Antigonesë.
Drejtori i zyrës së administrimit dhe koordinimit të Parkut Arkeologjik të Antigonesë, Engjëll Serjani, e vlerëson këtë nismë të njësisë vendore dhe pohon se marrja në mbrojtje nga komuna e këtyre vlerave të historisë dhe natyrës është një praktikë e re, që ka gjetur përkrahjen dhe mbështetjen e kësaj zyre. "Për herë të parë tregohet interes për disa objekte, të cilat nuk janë në listat e monumenteve të kulturës që mbrohen nga shteti për shkak të kritereve përzgjedhëse, por gjithsesi ato mbartin vlera të cilat duhen ruajtur dhe duhet të vihen në shërbim të turizmit kulturor. Institucioni ynë do të tregohet vazhdimisht i gatshëm për të mbështetur çdo nismë dhe interesim të njësive vendore për monumentet e kulturës”, - thotë Serjani, duke nënvizuar se vlerësimi dhe interesimi nga komuniteti dhe administrata vendore i mbron këto monumente dhe bën që ato të jenë funksionale dhe në shërbim të zhvillimit ekonomik.
Komuna Antigone ndodhet në krahinën e Lunxhërisë, dhjetë kilometra larg qytetit të Gjirokastrës. Nga veriu ajo kufizohet me komunën e Lunxhërisë, nga jugu dhe jugperëndimi me lumin Drino, nga lindja dhe juglindja me komunën Qendër-Libohovë. E gjithë komuna ndodhet midis dy përrenjve të mëdhenj, që fillojnë nga mali i Lunxhërisë si dy degë të lumit Drino: Përroi i Pesjakut dhe Përroi i Levendit. Lartësia maksimale mbi nivelin e detit është 800 metra në fshatin Saraqinishtë, ndërsa më e ulëta 150–200 metra në fshatin Arshi Lengo. Sipërfaqja e përgjithshme e komunës është 2800 hektarë, nga e cila 771 hektarë janë tokë e kultivuar, kullota janë 1739 hektarë, pyje 180 hektarë dhe të tjera janë 110 hektarë.
Dhjetë objektet që ka marrë në mbrojtje komuna e Antigonesë:
1. Kisha e Shën Ollit (viti 1680).
2. Kisha e Shëndëllisë (viti 1740).
3. Kisha e Shën Gjergjit (viti 1880).
4. Burimi ujor i Lepushetit, mbi fshatin Saraqinishtë, në vijë ajrore 1 kilometër larg qendrës së komunës. Ky është një vend piktoresk me burim ujor me vlera kurative, i njohur dhe analizuar si i tillë.
5. Burimi ujor i Tranoshishtës, një vend piktoresk, 500 metra në vijë ajrore larg fshatit me të njëjtin emër. Kuotat maksimale të tij janë rreth 160 litra në sekondë dhe ato minimale 30 litra në sekondë. Ky burim i disiplinuar rreth viteve ’40, që përdoret si furnizuesi kryesor i qytetit të Gjirokastrës, është ruajtur pikërisht për këtë arsye.
6. Porta e Vaso Netit - në fshatin Saraqinishtë, i takon fundit të shekullit XIX. Ajo është më e madhja në krahinën e Lunxhërisë, me gdhendje të ndryshme, si valltarë lunxhiotë e lunxhiote, figura shpendësh apo kafshësh të ndryshme. Megjithëse mirëmbahet prej të zotëve të shtëpisë, ka nevojë urgjente për t’u restauruar, pasi përbën një vlerë të rrallë.
7. Kroi mesjetar. Ndodhet në fshatin Saraqinishtë dhe identifikohet si i tillë se ka dy harqe të mëdha dhe dy prurje burimi. Është ndër objektet e rralla dhe shihet prej fshatarëve si mjaft i rëndësishëm, pasi përdoret edhe si ujë i pijshëm, edhe në ceremoni dasmash dhe gëzimesh si vendi ku nusja dhe dhëndri duhet të kalonin patjetër "për t’u freskuar". Është një ndërtim që i përket shek. XIX dhe është në gjendje disi të mirë, por kërkon ndërhyrje dhe mirëmbajtje.
8. Rrapi shekullor në fshatin Tranoshishtë. Ndodhet në qendër të fshatit dhe është një pemë qindravjeçare, e dëmtuar rëndë për shkak të një zgavre tejet të madhe në brendësi të saj shkaktuar nga një zjarr që ia kanë vënë disa vjet më parë. Disa degë të tij janë rrëzuar nga erërat apo dhe për arsye të moshës.
9. Gjinofshati - fshat i vjetër në zonë, tani pa banorë. Dikur, rreth vitit 1430, numëroheshin rreth 30 shtëpi. Në mënyrë graduale ai u shpërbë si fshat. Aktualisht sipërfaqja e tij është e ndarë te banorët me ligjin 7501, por frekuentohet dendur prej tyre, sidomos në raste festash apo piknikë të ndryshëm.
10. Pylli i Manastirit, me sipërfaqe rreth 80 hektarë, me bimësi të dendur dhe moshë relativisht të re, falë dhe ruajtjes dhe mirëmbajtjes në kontroll nga ndërmarrja e pyje-kullotave dhe nga komuna. Konsiderohet si vlerë për turizmin edhe për cilësitë e rralla që mbart, edhe për faktin se ndodhet në territorin e manastirit të Spilesë dhe kishës së ndërtuar brenda tij.