Dhurata dhe para për fëmijët e policëve të vrarë
28/12/2008 4 efektiva të vrarë në 10 vjet,
3 prej të cilëve në vitin 1997
ELBASAN - 4 efektiva të Policisë së Shtetit, të vrarë gjatë 10 vjetve të fundit në Elbasan, janë përkujtuar prej bashkëshorteve dhe fëmijëve të tyre në një takim të organizuar nga drejtoria e policisë së Elbasanit. Kristaq Begu, Florenc Balla, Ismail Zika dhe Vladimir Çala kanë lënë pas emrin e tyre duke rënë në krye të detyrës. Fëmijët e mbetur jetimë çdo vit marrin një dhuratë nga vetë efektivat e policisë, por këtë vit dhuratat për ta kanë qenë më të shumta. Firma “Kurum” ka vendosur të japë një ndihmë në para për këta fëmijë, duke e cilësuar një dhuratë në shërbim të atyre që kanë dhënë jetën për sigurimin e rendit dhe të qetësisë edhe për shtetasit turq. Ndërkohë kreu i këshillit të Qarkut, Ardian Turku, ka dhuruar për fëmijët një pako të përgatitur për festa. Por dhuratat nuk janë ndalur këtu për 8 fëmijët e policëve të vrarë. Një biznesmen elbasanas dhuroi veshje si dhe kishte përgatitur një pako me ushqime për çdo fëmijë. Nënat e fëmijëve të mbetur jetimë kanë falënderuar për mbështetjen dhe për ndihmën që u është dhënë si për arsimin e fëmijëve, ashtu dhe për dhuratat e fundvitit. Tre prej policëve janë vrarë në trazirat e vitit 1997. Historia më tragjike është e njërit prej policëve, i cili në korrik të vitit 1997 është vrarë së bashku me bashkëshorten e tij, duke lënë një fëmijë jetim.
Liri Berisha dhurata për jetimët
Kujtohen policët e rënë, dhurata për familjet e tyre
Janë kujtuar në një ceremoni efektivët e policisë së Vlorës që kanë rënë në krye të detyrës. Familjet e 12 dëshmorëve të policisë kanë qenë pjesë e një ceremonie, ku pjesëmarrës ishte edhe zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Rasim Boriçi.
Për familjet e policëve të rënë janë shpërndarë disa dhurata simbolike, mes të cilave nga një kompjuter dhe ushqime. Sipas drejtorit të policisë së Qarkut Vehbi Bushati sot në ditën e përkujtimit të të dashurve të tyre dhe në prag festash këto familje meritojnë vëmendje për të mos u ndier vetëm. Dhuratat ishin një ndihmë e mbështetje që Fondacioni i Fëmijëve në Nevojë, i kryesuar nga zonja Liri Berisha, ka bërë për fëmijët e 12 policëve të rënë. Me këtë rast u organizuar edhe një koktej, ku përveç dhuratave dhe urimeve për një vit të mbarë ata morën edhe premtimin se në të tilla ditë festash s’do të jenë kurrë vetëm, por do të kenë vëmendjen si të uniformave blu, ashtu dhe të qeverisë, organizatave dhe shoqatave të ndryshme. Në ceremonitë e rastit veç përkujtimit të të rënëve është folur dhe për rolin e tyre si dhe të forcave që janë në detyrë në ruajtjen e rendit publik. Ndërkohë nga pushtetarët është marrë premtimi për mbështetjen e familjeve të policëve në përballimin e vështirësive ekonomike.
Fundviti në Berat
Bizneset dhe qytetarët përkujtojnë të rënët në detyrë
BERAT - Fëmijët e policëve të vrarë në Qarkun e Beratit kanë marrë sot urimet për festat e fundvitit nga kolegët e baballarëve të tyre dhe pushtetarë lokalë. Thirrjes së drejtuesve të policisë së këtij qyteti për të kontribuar financiarisht në ndihmë të fëmijëve të policëve të vrarë i janë përgjigjur punonjësit e këshillit të Qarkut dhe drejtuesit e një sërë biznesesh të këtij qyteti. Mesditën e djeshme në ambientet e drejtorisë së policisë së Qarkut të Beratit është organizuar një takim festiv me fëmijët e policëve të vrarë dhe familjarët e tyre. Për 23 fëmijët e 14 policëve të vrarë në krye të detyrës drejtuesit e policisë kanë shpërndarë dhurata dhe i kanë uruar për festat e fundvitit. Punonjësit e këshillit të Qarkut ofruan 26 dhurata me lodra dhe veshje, vlera e të cilave kapi shifrën 100 mijë lekë të reja. Përfaqësuesja e këshillit të Qarkut Vjollca Hoxha i uroj për festat fëmijët e policëve të vrarë në vite. Urime përcolli dhe nëndrejtori i policisë së Qarkut të Beratit Artan Cuku. Nëndrejtori Cuku garantoi fëmijët e policëve të vrarë se ata do të kenë mbështetjen e gjithë drejtuesve të policisë dhe uniformave blu. Dhurata për punonjësit e policëve të vrarë dhe një ndihmë financiare prej 50 mijë lekë të vjetra për çdo fëmijë kanë shpërndarë dhe drejtuesit e policisë, dhurata të mbledhura nga kontributi i disa bizneseve në këtë qytet.
Në mesazhin e dhënë është theksuar se jo vetëm qeveria dhe pushteti vendor përkujton me respekt të rënët në detyrë, por dhe vetë biznesmenët si dhe qytetarët i përkujtojnë me nderim dhe respekt për kontributin e tyre.