Monumenti i pavarësisë, Bumçi fton qytetarët të japin vlerësimet

Ministria e Kulturës ftoi publikun të japë votën e tij për monumetin e 100 vjetorit të pavarësië. Minsitri i Kulturës Aldo Bumçi tha se qytetarët mund të shprehin preferencën e tyre për 5 bocetet e përzgjedhura, por saktësoi se fituesi do të zgjidhet nga komiteti shtetëror që po organizon festimet e 100 vjetorin e pavarësisë.
Sipas ministrit Bumçi vlerësimet e jurisë për 5 bocetet do të bëhen në një fazë të dytë ndërsa shtoi se këto vlerësime do t`i përcillen komitetit shtetëror për pavarësinë i cili do të përzgjedhë edhe projektin fitues.
Sipas Bumçit juria për vlerësimin e projekteve është përzgjedhur nga ministria e kulturës në të cilën përfshihen artistë, historian dhe arkitektë, të cilët më pas do të vendosin edhe për sheshin ku do të vendoset monumenti
Ndërkohë më herët një juri ndërkombëtare ka përzgjedhur tashmë 5 nga 80 bocetet e paraqitura për 100-vjetorit të Pavarësisë të cilat pas vlerësimit të jurisë, Komisioni Shtetëror i Festimeve do të përzgjedhë edhe projektin fitues.