E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëshqitje dherash në rrugën Elbasan-Librazhd

Moti i keq dhe me rreshje i ditëve të fundit ka sjellë rrëshqitje dherash në aksin Elbasan-Librazhd.
 

Mësohet se një masiv dheu dhe gurësh ka rrëshqitur në vendin e quajtur Murrash duke bërë që qarkullimi i automjeteve të kryhet me vështirësi.
 

Forcat e rendit ndërkohë ndodhen në vendngjarje ndërsa po punohet edhe për zhbllokimin e aksit rrugor.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›